“Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi”, Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të Ramës

22 Tetor 2024, 16:53Politika TEMA
“Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi”, Basha:

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama është arsyeja pse krimi përdor pushtetin.

Ai thotë se Jurgis Çyrbja u zgjodh deputet si në zgjedhjet e 2017-ës, ashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe krimi nuk do të mund ta zgjidhte pa bekimin e Edi Ramës.

Kreu i demokratëve euroatlantikë gjithashtu thotë se përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri.

Ndërsa ata opozitarë që sipas tij tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramës duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Dhe si zgjidhje për këtë situatë, Basha sheh vettingun e politikanëve dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Postimi i plotë i Bashës:

Pa Edi Ramën, Çyrbet e tij, nga jugu në veri, nuk do ta përdornin dot pushtetin në shërbim të krimit.

Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar lidhjet e kësaj qeverie me krimin dhe nënshtrimin e saj përballë tij, i cili e ka ndihmuar atë të vijë në pushtet.

Jo për herë të parë dalin në dritë fakte për lidhjet midis krimit dhe politikës, si dhe për ndihmën që krimi u ka dhënë në zgjedhje.

Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët.

Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policisë, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit.

Përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur që nga dita e parë e Edi Ramës në krye të saj në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri.

Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi.

 

13 Komente

  1. K
    Kara Mahmud

    Kur filet edhe ti Ik o LULUSH futi nje gjume se ate di ti

    Përgjigjjuni
    1. k
      konservator

      Hik or lyl ,se po nuk u bere bashkepuntor I SPAK dhe te tregosh gjith krimet e saliut nuk ta jep vote njeri ty.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dibrani

        Prit rradhen kurve.kerkon ndonje carje te futesh ate turi te ndyre .?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lule je Lule ke emrin

          Per bandat e Elbasanit qe vrane te ndjerin Xhuvani ke ndonje fjale. Per kater te vrare para kryeministris kurvishe minister i brendeshem i Berrishes ke ndonje fjale. Lule ule koken dhe pirdhu

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            Ne parlament eshte edhe Luli bshkeurdheruesi i vrasjeve me 21 janar ne Bulevard i 4 protestuesve dhe plagosjen e dhjetra te tjereve, hajdut i 230 milion eurove ne rrugen e kombit dhe donatori i 255 km2 det Greqise. Cfare i duhet me shume SPAK per te arrestuar kete kelysh gjobvenesi i oligarkeve kur ne kohen e pandemise Covid-19 te gjithe u varferuan ky nga 2 vila i beri kater dhe gjemb ne kemb nuk i ka hyre.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Barbys

              Mos harro qe ke vrare 4 te pafajshem ne mes te bulevardit o fytyre e ndyre.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mjaft me "Dekllarata"!

                Po ky qe "genjen edhe per oren" nga udhetimi i 'Starlink-ut' eshte kthyer?! 1.- A ishte ky, Ministri i Infrastruktures, qe firmosi e zhduku mbi 500 milion Euro per 1/4 e Rruges se Kombit? 2.- A ishte ky, Ministri i Jashtem, qe firmosi ma zj. Bakojanis Marreveshjen per Detin, ku i 'dhuroheshin' Greqise disa qindra milje detare ne Detin Jon? 3.- A eshte po ky, Ministri i Brendshem ne 21 janr 2011, i cili kishte nen Komande te drejtperdrejte Garden e Republikes qe vrau 4 protestues?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Po mire more lulush Rama e mbushi me hajdutet qe rodhen nga pd dhe lsi .po ti kush je ? Nje plere , kancer , po hajdutet e tu po kriminelet qe i bere deputet duke te mbushur xhepin pse i haron .Ti je kryekrimineli qe pergatite raportin per UÇK , vodhe rrugen e kombit , vrave 4 vete ne bulevard , shkaterove Tiranen kur ishe kryetar u bere me 5 Vila, shite detin .sa shpejt qe i haron .Me gjyq je i denaro per shpifje , e çfar te te kujtosh tu more katran .Vertet qenke i pa moralshem .Mos dil me se na i shpife o bojalli PS fitore 2030

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Vitingu per politikanet eshte i domosdoshem sidomos kur po shohim se sa shume politikan te niveleve te larta po arestohet per vjedhje. Lider qe deri dje ishin idhuj per nje shumice budallenjesh sot jane hajdut te rendomte, Mud ta di se perse parlamenti yne i virgjer nuk miraton nje ligj per vitingun e politikaneve?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Salihi

                      Ku ndodhet ky car i Sales,na jep pergjigje per raportet per grip qe nuk u paraqite per hajdut te rruga e kombit,per vrasjet ne bulevard,per shitjen e detit dhe shume karagjozdheqet,ti je thjeshte nje qen rrugesh

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vini

                        U zgjua Lul BRAVA,4× 7=42....

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Salihi

                          Ky ashte iden i burrit mones,hajdut,i pa moral dhe iditot,po pse nuk e rregjistron partin ky larash por hane mut,ky ashte cari i vyshkur i salehut

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Km

                            Lulush,mos leh game game game.Prit te perfundoje gjukimi dhe Pastaj ti Themi :- po',je fajtore.Por kam frike se do te Dale flluake sapuni.Ke pare ndonje perfshi dhe vehten qe te dorzoje mandatin vete,pa' e shfrytezuar per mbrojtjen politike nga rradhet tuaja? Jo.Dhe Jo vetem kaq por keni organizuara dhe mosbindje per mbrojtjen politike te krimineleve dhe fallsifikatoreve.E pe sot ? Edhe Shemsi Prenci,kandidati per Drejtor te pergjithshem te policise i beri mbrojtjen Iliri Metes.Ka shpetuar Policia Duke u refuzuar kandidati e tij.Keta jeni Ju,pa' perjashtim.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje