Zbardhet drafti i Amnistisë Penale: 380 të dënuar lirohen menjëherë, 1.300 përfitojnë ulje dënimi

1 Janar 2026, 15:10Politika TEMA
Zbardhet drafti i Amnistisë Penale: 380 të dënuar lirohen

Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro 1.300 persona të tjerë të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas draftit paraprak, amnistia parashikon përfitime për disa kategori të dënuarish: Të dënuar burra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 3 vite burg, si dhe ata të dënuar mbi 3 vite, por që kanë deri në 3 vite dënim të mbetur pa vuajtur.

Të dënuara gra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 4 vite burg, si dhe ato të dënuara mbi 4 vite, por që kanë deri në 4 vite dënim të mbetur pa vuajtur. Gra të dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 50 vjeç ose më të mëdha. Burra të dënuar, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 60 vjeç ose më të mëdhenj.

Efektet e kësaj amnistie pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit, pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në Kuvend.

6 Komente

  1. R
    Radhen e ka Spak Gjkko ne 2026

    Bravo, lironi vend ne burgje per vrasesit si Saliu dhe te korruptuarit dumaniste ne Spak dhe Gjkko.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I

      Jepuni amnisti atyre qe ka futur ne burg Dumani me urdher te Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Duhet te jesh I korruptuar. Po reforma ne drejtesi ishte e vetmja e Rames e sukseshme. Apo ju doli nga kontrolli. Jeni bere wesharake e do perfundoni me keq se Byroja e PP

        Përgjigjjuni
      2. D
        Deda

        Po ne te denuarit me kusht?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Studio av Cara

          Ku eshte drafti ???? S duam Komente pse Publikoni lajme te pa sakta ??? Turp

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eduart

            Po neno 283 freksion 2 a e kap amistia kush me ndimon me nje pergjigje te sakte

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje