"Zëri i Amerikës": Ilir Meta akuzohet se mori para nga CEZ dhe DIA

22 Shkurt 2023, 20:20Politika TEMA

"Zëri i Amerikës": Ilir Meta akuzohet se mori para nga CEZ

Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve. Zoti Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili u dënua me burg në vitin 2017. Ashtu si dhe më parë, edhe sot ai hodhi poshtë çdo pretendim për implikimin e tij në këtë çështje, duke folur për veprime me sfond politik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.

Ish ministri i Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti e akuzoi atëherë zotin Meta se kishte ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Një përgjim i Prokurorisë, e cila po hetonte Ismailajn që në vitin 2008, zbulonte një komunikim telefonik përmes sms-ve, që sipas dokumentit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ngrinte dyshime për marrëdhënie parash mes zoti Meta dhe Ismailajt.

Një shkrim i botuar po në atë kohë nga BIRN, citonte dokumentat e studios ligjore që mbronte interest e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave "një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes CEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish- kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s". Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumenta. Por më pas vetë studio ligjore saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.

Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. "Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015, duke iu drejtuar opozitës.

Edhe sot, në dalje pas 3 orësh qëndrim në Prokurorinë e Posaçme zoti Meta tha se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n: “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, sepse kjo ishte një çështje, jo vetëm e CEZ-it, por kjo marrëveshje është bërë në kohën që Ilir Meta nuk ishte ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lloj raporti as me CEZ-in dhe askënd tjetër”.

Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi I partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro te inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh ai.

Zoti Meta deklaroi se po harxhohet kohë me një cështje të mbyllur, ndërkohë që sipas tij, dosjet me denoncimet për korrupsion të qeveritarëve atualë janë bërë mal në Prokurorinë e Posaçme.

16 Komente

  1. V
    Vranakonti

    O zot! sa te pashpirt jane keta njerez qe punojne ne drejtsi,ne SPAK. Faktet jane te qarta dhe i shikon populli me syt e tij, kurse per drejtesine nuk ka. A nuk duhet te ngrihet populli ne nje revolte te fuqishme para dyereve te SPAK? Ti djegin te gjall,? Si nuk arrestojne dote hajdutet me te medhenj Salin, Meten,Moniken,Bashen, Malltezin qe korrupsioni tek ata po lulezom? Turp per drejtesine. Keta hajdut me cizme,per te mbuluar vjedhjet e tyre,akizojne te tjeret,Edi Ramen.Ata e bejne per te terhequr vemendjen dhe te kallin friken drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Jo cuditerisht kolera e kuqe ne Tema dhe mbare katunarine shqiptare kerkon kokat e te gjitheve pervec te pastrit 20% Eddroga.

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        O KaraKonti po pse mer badall Edvin Brekushen cfare e di ti? Elif Matrak? Po ai u shqep se vjedhuri o KaraKonti, me duket se ka vjedh ai vetem sa te gjithe ata qe thua ti bashke. Kur i gjejne gjys milioni euro asaj bythe sekretares te Ahmetajt, meno çka ke saraji i Surrelit.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jorgo

        opaaa ky s'morri "non-grata", po do marre qeline...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agimi

          FAKTE TE PA NUMURTA DALIN CDO DITE PER KRIME TE ZVARRANIKEVE TE MEDHEJ PER VJEDHJE, SHPERDORIM DETYRE, MASHTRIM E DERI NE TRADHETI KOMBETARE POR NUK PO DENOHET NDONJERI.SA PER TE THENE SE DREJTESIA FUNKSIONON, U DENUA TAHIRI PER DAVA DROGE QE NE SHUME SHTETE TE MEDHA ESHTE LIGJERUAR DHE TAHIRI NUK ISHTE NE LISTEN E ZVARRANIKEVE TE MEDHEJ.

          Përgjigjjuni
          1. p
            populli

            Kjo eshte me e bukura ku haduti therret ,kapeni hajdutin!Ketij duhet te behet gjyqi tek shkallet e Teatrit te Operas dhe Baletit,atje ku Lulezimja ndau torten gjigande qe ka hyre ne librin Gines per nga shpendarrja me legena! Burgu dhe vetem burgu pa harruar te shoqerohet edhe me sekuestrimin e pasurive marramendese nga Qipro e deri ne Monte Karlo.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipëtar!

              Çudi?! Nëse “dikush sot vjedh”, duhet të fillojë menjëherë gjykimi, ndërsa HAJDUTËT e “djeshëm” nuk duhen gjykuar?! ( sipas lirit)

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ishalla

                Ka njerez qe votojne per kyt hajdut. Sigurisht nuk ka.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali mavrija

                  Ti rruani topet. Ai ka flori , paguan dhe nuk denohet. Spak te denoje ndonje fukara qe ndertone nje avlli ose porte dhe nuk ka para te paguaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlora.Vlora

                    Ore jeni ne vete kush do denohet ? Rama Berisha Meta kane bere mareveshje qe para reformes ,shikoni si krekoset Mediu ,shikoni Salen ,shikoni maskaralleqet e ketij palloshit ,mendohuni pak ;kush e zgjedh gjykaten e larte ,,,Presidenti ,po gjykaten kushtetuese 3 kuvendi 3 presidenti 3 gjykata e larte ,qe do te thote 6 me 3 ,,po presidentin kush e vuri ,,Rama kolera

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SKAPI

                      Hiqja vehtes a derezi, c"ron me . Te duken tufat me euro dhe verdhushkat si mijra gjarperinj qe po te zene frymen. C'pret me, ka rehat ne boten tjeter.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        robi

                        Si ka mundesi qe ku ka vjedhje gjigande dhe korrupsion te madh shteteror del emri i i spiunit mafioz , te fortit te pazarit te ri. Tek Floriri i krrabes eshte akuzuar direkt nga perbindeshi i vucidolit para 140 deputeteve, po keshtu tek Video 700 mije euro qe i kushtoi jeten Dritan priftit, po keshtu tek Cez Dia e kastriot Ismailaj qe i kushtoi jeten Qazim Tepshit, po keshtu tek Tom Doshi , Durim Bami. Pse vetem ketij mafiozi me superpasuri te vendosur i del emri kudo dhe do pushtet perseri kjo monster e neveritur qe rrinte dje si qen i lagur se i kishin rene poturet , po shtrengohet dara e drejtesise se re .

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri i ndershem dhe transparent

                          Jovan Bregu : Mua me njohin per te ndershem opo moj Monike ?!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Simoni

                            Por çar pret SPAK për këtë këllirë, e do vrasës, e do të pa besë, e do shantazhues, e do hajdut, çfar nuk i ka ky njeri në karakterin e tij. Ky është farsa më e qelbur e politikës, ku nuk ka bosht, nuk ka shtyll kurrizore, njeri që jeton me fstkeqësitë e të tjerëve. Çfar faktesh kërkon muti i SPAK, kërkon që ky akoma të bëjë shantazhe në emër të të rinjëve, kur vetë fëmijët e tij studiojnë e jetojnë nëpër resorte dhe kolegje që kurrë ndonjëherë shqiptarit s’ka për ti rënë rasti ti provojë. O SPAK, jeni bashkë me këtë fëlliqsirën, kush nuk e kupton që luani lojën e sikur po bajm punën, ashtu si bëtë me Llallën, ku u dënua me pushime nëpër resortet e europës. Dëshmitari rremë, arrestohet në momentin që nuk tregon të vërtetën, ndërsa ju e thërrisni për ta mësuar se duhet të iki apo të rri. Jeni këllira të kohës tyre o SPAK, janë bojna qi po tallni bythën me kët popull.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              amerikani

                              ILIR MUTAJ LEGEN MUTI

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trotski

                                Komentues Simoni i ke rene Pikes .Po kur do te marre FUND kjo Mesele ???? E Populli Pret !!! Na kane grabitur Buken e gojes !! Edepsezat !!!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje