
Në zgjedhjet e pranverës kryetarët e partive nuk do të kenë më privilegjin të kandidojnë në më shumë se një qark njëkohësisht.
Marrëveshja politike për reformën zgjedhore ka përfshirë edhe këtë ndryshim, i cili ka kaluar në heshtje nga dy partitë më të mëdha.
Në zgjedhjet e shkuara, kjo e drejtë ekskluzive u shfrytëzua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe krytarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Për të rritur votat, kryeministri kandidoi në Vlorë e në Durrës dhe në fund zgjodhi të ishte deputet i këtij të fundit, ndërsa në qytetin jugor mandati i kaloi një zonje.
Kryemadhi kandidoi në Elbasan e në Fier, por e lëshoi mandatin e Myzeqesë, duke futur në parlament dikë tjetër.
Heqja e këtij neni nga Kodi Zgjedhor është një lajm i keq për partitë e reja apo ato të vogla, të cilat mund ta kandidonin liderin në zona të ndryshme, për të përfituar nga imazhi i tij e për të grumbulluar mandate në disa qarqe.
Pa këtë të drejtë, partitë e reja të cilat kanë të njohur e të fuqishëm vetëm liderin, dhe jo anëtarët e tjerë të skuadrës, do të jetë e vështirë fitorja e mandateve në ato zona ku nuk kandidon kryetari.
Kjo taktikë që ju jepte një avantazh kryetarëve të partive të fitonin mandate në disa qarqe rresht e pastaj t’i braktisnin për të futur në Kuvend mbështetës të tjerë të tyre, që nuk kishin fituar drejtpërdrejt, u kritikua nga OSBE-ODIHR.
PS dhe PD e kanë shfuqizuar këtë nen, e zor të kuptohet nëse u shqetësuan nga rekomandimet e ndërkombëtarëve apo nga shanset që kjo formulë mund tu jepte partive të reja.
Rama, Berisha, Basha e Meta s’kane pse kandidoje fare, sepse i kane kopsitur keto Pune me listat e mbyllura, ndaj mos tallni bythen me njerezit.
Hë? Po nashi si do ja bëni? Hë, më thoni,kanidoni (siç e thotë këtë fjalë Murrizi) dot në çdo qark? Na, na, hyp këtu të shoç Stambollnë! Nashi që do kanidoni vetëm në një qark, shpëtuam ne populli, do na zërë gjumi rehat. Sepse vetëm ky hall na kish mbetur pa u zgjidhur!!!!!
Ju kam rixha vetem protestuesit te perjetshem te foltores se vicidolit krricit te faros me dy gishta lart jepini te drejte te kandidoje ne cdo qark se diku do ngece grepi i peshkut. Se krrici i faros eshte i licensuar si menaxher pordhestash rrugore, eshte i kudondodhur , ku ka pordhesta.Pardje kishte dale ne Thumane fakiri, te enjten e ke ne Tirane, kur ka ne Maliq pordheste dhe atje e ke. Eshte i fiksuar vetem ti jepet rasti te marre pjese ne pordheste dhe te dale para mikrofonit te gergufet pak dhe te ngreje dy gishtat lart sikur jemi ne vitin 1992, harron hunderri se ato dy gishtat lart jo vetem qe nuk karikojne apo terheqin elektorat pas vetes por dhe largojne dhe ato qe jane te lekundur se thone: ky paska ikur per lesh , i paska ngelur ora ne vitin 1992 fakirit.
E si ashtu, prap do te ka didojne Rama Berisha e Meta?? Nuk del nga kthetrat e ketyre, o Shqiperi!?
Pritet qe kandidat per particken e Dules qe i ka humbur vula qysh me 5 gusht ne Himare , do jete Lymi i Nurijes nga Bregu lumit qe do kandidoje per zonen e Bathores.