16 vjet shtet, Albin Kurti: Kosova, shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj pa dallim! Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë

17 Shkurt 2024, 09:12Rajoni TEMA
16 vjet shtet, Albin Kurti: Kosova, shtëpi e të gjithë

Kryeministri Albin Kurti ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e vendit dhe në rrugën drejt pavarësisë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, për të cilët tha se do t’u jenë përgjithmonë falenderues.

“U jemi falenderues të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën tonë çlirimtare dhe në procesin tonë të pavarësisë. Mirënjohje e veçantë partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë për rrugëtimin tonë të përbashkët të konsolidimit të shtetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falenderues”, ka thënë Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë.

Kurti tha se Kosova është “shtëpia e përbashkët”, që u ndërtua me mbështetjen e aleatëve.

“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.

Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë dhe tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti.

3 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    Se KM. dhe VV nuk njohin PAVARSINË të gjithë e dinë, se nuk mban pretime dhe është kundër Kosovës e Kurti e ka vërtetuar qe 28 vite duke djeg institucionet demokratike të Kosovës, duke fyer e urryer UÇK-n çlirimtarë dhe miqtë tanë ndërkombëtar që na ndihmuan e po ndihmojnë, duke sjell në izolim të varfëri, nepotizëm, dhunë, autokrati, luftë me institucione të pavarura të për ta kap shtetin, përçarje e armiqësi midis kombi dhe botës demokratike etj. etj. Nuk harrohet kurrë deklarata me : "14 SHKURT 2008 – ALBIN KURTI: KOSOVA NUK PO BËHET E PAVARUR". Kjo thënie me plot mllef dhe tone urdhërore tregon qëllimin dhe orientimin e tij politik kundër kombit dhe shtetit. Prandaj shtrohet pyetja pyetja: 1.Si dhe pse është KM i Qeverisë së Kosovës një njeri që nuk njeh dhe nuk donë Kosovën e pavarur, 2. Cili është qëllimi kundër përkrahësve të pavarësisë dhe të sakrificës së madhe të kombit dhe një pjese të ndërkombëtarëve, 3. Si nuk ka turp të qëndrojë në krye të një shteti që nuk njeh në asnjë pikë dhe bën çdo gjë që rrezikon ta zhbëjë pavarësinë etj. etj.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y

      Kurti ne Shqiperi eshte person i urryer,sepse rrugetimi i tij ka qene destructive dhe kunder pavaresise se Kosoves. Mbas pilafit behen te gjithe patriot,por atehere kur duhej ky bashibozuk e demtoj shume Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. B
        B

        Kurti para se te niste fjalen duhet ti kerkonte falje kombit shqiptar per qendrimin e tij antipavaresi 16 vjet me pare. Pa ndjesen fjala e tij para kuvendit eshte hipokrizi,dhe si e till duhet denuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje