AAK kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit, Ramush Haradinaj: Të shkojmë në zgjedhje, situata me SHBA e rëndë

16 Shkurt 2024, 22:40Rajoni TEMA
AAK kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit, Ramush Haradinaj: Të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, që përgenjështroi Kurtin tregojnë për situatën e rëndë.

“Kur të thotë që nuk është e vërtetë ajo që ka thënë tjetri ju e dini çfarë nënkupton kjo, e me ardh diskutimi deri në atë nivel sa me i thënë njëri-tjetrit nuk është e vërtetë diçka është e rëndë në marrëdhënie", tha Haradinaj.

Haradinaj tha se në këtë rast është më mirë që populli të marrë fatet e vendit në dorë dhe të vendosë për një Qeveri të re.

“Ju e dini se unë kam dhënë dorëheqje dy herë, në rrethana pak të detyrueshme por kam dhënë dorëheqje. Do të ishte zgjidhje dorëheqja e kryetarit të qeverisë në situatën që është tash”, shtoi kreu i AAK.

Haradinaj këto deklarata i bëri të premten, pasi koalicioni AAK-Nisma, nënshkruan marrëveshjen politike me Listën Konservative, e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore përzgjedhjet parlamentare.

6 Komente

  1. d
    destan

    Zoti Haradinaj dihet qe Kurti dhe Osmani e moren pushtetin me bomba molotov prandaj mos ua kurseni sa nuk eshte vone sepse kjo qeveri e ndyre jo vetem qe ka percare shqiptarine por po i ben gropen Kosoves.Idjotet nga te dy anet e kufirit cfar nuk e shajne Ramen dhe e akuzojne se eshte kundra Kosoves por Ramen e do SHBA,Anglia ,Gjermania ,Franca ,Italia dhe e gjith BE-ja tani del pyetja se kaq i zoti qenka Rama sa ti manipuloi te gjithe keta udheheqes shtetesh dhe te flasin me super lativa per te......!!!?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      O Ramush, ty nuk te do kush, po hap krahun ne parti dhe lere rinine te ece me kembet e veta.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Nuk e jep kollai doreheqien Albin Kurti se eshte trim mbi trimat si Sali Berisha i shqiperise. Me pare Kurti do marin doren e Saliut, t'ja puthin pastaj do beje çfare t'i thot Saliu.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosova eshte pro Usa dhe BE

          Ashtu, mire e ben thirrjen per zgjedhje z.Haradinaj. kosova duhet te votoje nese eshte pro apo kunder Amerikes, keshtu te ndajne shapin nga sheqeri. Pra te votojne per te ardhme e tyre - ne BE apo ne Serbi. Me shumice absolute vellezerit do votojne si ne ne Tirane, pra pro Usa.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardes

            Vertet...tensionoi marrdheniet pa qene nevoja..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Turpi ju mbulofte po i lejuat pordhacer te VV qe ti bejne varrin Kosoves. Kundershtimi i aleateve eshte ne nje moment delirar qe mund te jape pasoja te hidhura

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje