Albin Kurti kundër heqjes së akcizës për naftën: Rrit fitimin për tregtarët

18 Qershor 2022, 19:45Rajoni TEMA

Albin Kurti kundër heqjes së akcizës për naftën: Rrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media të mbajtur të shtunën ka folur për liberalizimin e vizave,  e heqjen e akcizës për naftën.

Kurti ka refuzuar të flasë me datë për liberalizimin e vizave ndërsa ka komentuar deklarimet e fundit se kjo çështje mund të marrë një epilog përfundimtar gjatë javës së ardhshme.

Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend tjetër i rajonit ndërsa edhe imazhi i vendit është më i miri që pas shpalljes së pavarësisë.

“Nuk mund të flasë me data se kur liberalizohen vizat, në këtë samit apo në atë konferencë, sepse nuk është çështje e jona. Ne po i bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi më së miri detyrat tona të shtëpisë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se heqja e akcizës dhe TVSH për naftën nuk është një politikë e dobishme dhe rrezikon të shndërrohet në një super fitim për kompanitë.

“Heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme sepse nuk iu ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë dhe rasti i Gjermanisë ka treguar që çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës nuk i ndihmon më së shumti qytetarëve përkundrazi mund të rris fitimin e tregtarëve”, tha ai.

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e homologes serbe Ana Bërnabic që mohoi se në Kosovë ka pasur gjenocid. Shefi i ekzekutivit u shpreh se Serbia dëshiron të minimizojë krimet e saj në Kosovë.

1 Komente

  1. L
    Lapsaxhiu

    A ka kush te na i shpjegoje kete "logjike ekonomike" te Z.Kurti? Une si lapsaxhi nuk arrij ta kuptoje, qe te heqesh akcizen dhe ulesh TVSH, fitoka tregetari dhe jo konsumatori. Z.Kurti.Vendos kufi tavan per marzhin bruto te fitimit per liter, dhe kontrollo cmimet e tregut. Me kaq mbyllet ekuacioni.Dihet ne cdo moment cmimi burses, cmimi i shumices dhe sa duhet te jete i pakices.Ku ky tavan shkelet, nxirr biçakun dhe beje synet tregetarin, por jo te justifikohesh me llogje Kavaje. Edhe tregetaret do te fitojne padyshim, por brenda nje kufiri te arsyeshem, por mos perdor ate justifikim se ne fund te fundit eshte biznesi privat ai qe mban mbi supe punesimin e shumices se popullates, per te cilin duhet ti jesh mirenjohes.

    Lini një Përgjigje