Pushtoi Ukrainën, Putin përmend sërish Kosovën

18 Qershor 2022, 09:13Rajoni TEMA

Pushtoi Ukrainën, Putin përmend sërish Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai ka marrë sërish si shembull “vënien e precedentit” në rastin e Kosovës, siç e ka quajtur.

Gjatë fjalimit në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St. Petersburg ka përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë.

“Kur Kosova u pavarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara. Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për t’u pavarësuar. Ky ishte një precedent”, ka deklaruar Putin.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy rajonet, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë të marrin leje prej Kievit. Këto dy rajone shpallën pavarësinë pak para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.

“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin.

Presidenti rus po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

Sipas tij, vendet perëndimore nisën luftëra në shkallë të gjerë, duke përfshirë Irakun, Libinë e Afganistan.

“Por puna është se situata të tilla u zhvilluan siç donin ata, dhe jo siç do të duhej. Në shumë raste, le të themi për shembull në Jugosllavi – shteti u copëtua. Pas BRSS-së dolën vende tjera dhe interesa të reja shpërthyen. Kishte kontradikta të brendshme dhe ata i nxitën. Pastaj filluan ta shkëpusin Kosovën nga Serbia. S’është e qartë pse”, ka thënë Putin.

Ndryshe, Putin ka fajësuar shtetet perëndimore për krizën botërore ekonomike në botë.Presidenti rus gjithashtu ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës me “de-nazifikimin” e Ukrainës.

16 Komente

  1. S
    Sebastia

    Mongol i ndyre, i pari shtet qe nuk pyeti per integritetin territorial te nje vendi te pavarur esht shteti yt kriminal. Transnistria u shkeput nga Moldavia me arme e me zjarr. Mongol i ndyre!

    1. I
      Ishi i ZaKaroves

      Aaaa sësht mir kshu! Si e shan mongolin e vogël ti?!? Ai i ziu esht me nje kembe matane nga te shumtit... Le që na ka bërë gjithë atë nder: e turperoi farën mongole para gjith dynjasë...tani i njohin të gjithë!

      1. K
        Kruja

        S'ka pse shan. Thjesht, ne rastin e Kosoves qeveria 'qendrore' e Milloshevicit u pyet jo nje here por per rreth me shume se nje muaj ne Rambuje qe t'i kthente Kosoves autonomine e 1974 dhe garanci per mos-sulmim ne te ardhmen. Keto kushte e kthenin Kosoven ne statusin e Krahines Autonome nen Serbine. Serbia nuk pranoi, filloi luften dhe e humbi. Tani Putini e kthen me kokeposhte kete te vertete. Ku e dinte Putini se Kievi nuk do ti njihte autonimine Donbasit? Pra Putini futi ushterine perpara se te pyetej qeveria qendrore ne Kiev. Sigurisht Kievi nuk do te pranonte menjehere te njihte autonomine e Donbasit por ne fund te bisedimeve ky do te ishte nje vendim i dakortesuar midis Rusise, Ukraines dhe NATO-s. Putini nuk donte Donbasin, ai do gjithe Ukrainen. Thjesht eshte Propagande Ruse.

        1. D
          DinPak

          Koment shume i sakte, Kruja! Une do t'i shtoja edhe nje argument tjeter qe Putini ben vetem lojna fjalesh: Nqs se ti e perdor rastin e Kosoves per t'i dhene vehtes te drejte per te mbeshtetur e njohur shkeputjen dhe pavaresimin e Donbasit, atehere, pse nuk njeh edhe pavaresimin e Kosoves? Sepse, thjesht eshte Propagande Ruse!

      2. K
        K

        Nga një degjenerate spiun i kgb Nuk presim fjalime të ndritura apo të mençura. Në kosovë kishte gjenocid të vertetuar nga okb. Në doniesk apo lugans asnjë nderkombetar nuk pa një gjë të tillë . Një njeri me fëmijëri të tronditur ngaqë jetonte me mijtë e kanalit, pasojat janë të pakthyeshme.

        1. C
          Ceni

          I ka ngel sharra ne gozhde. Don shkembim. Na njihni Krimene, te njohim Kosoven.

          1. L
            Luan

            Te dyja fillojne me K...

          2. T
            Taulant

            Po mire mer Mutin, Ti ore mut pse nuk e njeh si shtet Kosoven? Atehere pse do qe ti njohesh si shtete krahinat separatiste te Ukraines? Mut i keq!

            1. a
              adem

              Ligjerisht ka te drejte. Nuk mundet qe ligjet nderkombetare te zbatohen me dy standarte. Ne na Pelqen clirrimi i Kosoves nga NATO, por kjo krijoi precedent ligjot.

              1. I
                Ishi i ZaKaroves

                Precedenti i kti timit! Serbia e humbi sovranitetin (e vjedhur me ndihme te Rusisë) qe kishte mbi Kosovën...punoi aktivisht për ta humbur ne te gjitha menyrat e mundshme! GJND e konfirmoi këtë! Po nqs Juridikun e ke mbaru ke Plepat apo tek baza "humanitare" në Nish...hutohesh kollaj

              2. P
                Pyka

                Dëgjojeni këtë...se nuk ha mut kot ky PUTANA..hahaha

                1. K
                  Kur te bie per pjese ....

                  Spiuni i KGB po te ishte treguar i zgjuar dhe jo i lig sic eshte do ta kishte njohur Kosoven dhe sot mund te thoshte keto pallavra .Puta**t nuk kane turp dhe thone se nuk dihet arsyeja pse '' Bota kerkoi ti thoshte stop Serbise dhe genocidit te saj ??''.Nuk kane turp as sot qe po vrasin popullin e tyre . Zoti na ruajt nga ky Soj i perdale dhe i neveritshem .

                  1. G
                    Genti

                    Ne Bote sundon si gjithmone Ligji i me te Fortit dhe jo e Drejta Nderkombetare. Popujt kane te drejten e vetvendosjes por kete gje e kane ndaluar ose e perdorin sipas interesit vendet e fuqishme. A nuk jane popuj Katalonasit,Basket,Kurdet etj. etj. ? Pse nuk u lejohet te kene shtetin e tyre ? Pse nuk nderhyn SHBA dhe BE ne emer te Demokracise per tu dhene ketyre popujve pavavarsine ? Shume popuj kane vuajtur dhune dhe deri genocid ne shtetet ku bejne pjese por nuk kane perfituar nga e drejta nderkombetare te shkeputen dhe te pavarsohen. Kosova eshte rast i rralle dhe duket se ka influencuar te qenit e Serbise pro ruse per t'a dobesuar ate si shtet duke ja shkeputur territorin e Kosoves. Me kete nuk dua te justifikoj ne asnje menyre rregjimin fashist serb por veprimin me dy masa per te njejtn gje. A nuk u shfarosen apo pesuan genocid popujt autoktone te amerikes nga SHBA-ja apo Spanja me pare kush u denua prej tyre nga Gjykata Nderkombetare ? Kujt ju njoh shteti dhe pavarsia e ketyre popujve nga SHBA-ja ? Po Kurdet ne Turqi a nuk kane me dhjetra vjet qe dhunohen nga shteti Turk ? Pse atyre su njihet e drejta per vetvendosje ? Pra nuk ka drejtesi e as te Drejte Nderkombetare dhe Putini ka te drejte te pretendoje te veproje sipas ligjit te me te fortit sikurse behet gjithmone. Te gjithe te ashtequajtuarat "Demokraci Perendimore" kane qene fuqi kolonialiste dhe kane masakruar dhe shfrytezuar deri ne palce popuj e vende te pushtuara ndersa sot hiqen sikur jane engjej qe mendojne dhe veprojne me drejtesi. Hipokrizi. Kush e beson eshte idiot i lindur. Bota funksionon sipas interesave dhe quhet drejtesi kur ato nuk preken. Statusquoja eshte baza e te "drejtes nderkombetare" por nuk eshte ne asnje menyre drejtesi. Drejtesia nuk egziston. Putini po vepron si c'do shtet i fuqishem dhe per interesat e tij eshte gati te beje c'do gje.Te njejten kane bere'bejne dhe do bejne gjithe shtetet e fuqishme te botes.

                    1. Z
                      ZHEJI koke pa lari

                      Putini ka te drejte 1, 000,000 % llogjika e ligjit eshte nje e per te gjithe nese thua qe kosovo te jete e pamvarur pse jo krahina Dombas qe jane Ruse. Nuk paska te drejte te jene te pamvarur psepse nuk do europa amerika ? .Nuk besoje se ka njeri qe eshte dakorde me luften pasi ne lufte te dyja palet jane te humbur por duhet te gjykojme arsyen pse shkohet ne lufte kush e njeh historine i jep te drejte Rusis kush njeh politiken i jep te drejte liderit suprem .Pa kaluar ne histori por po e nisim nga 2014 ku forca neofashiste te rikrijuara me emrin e organizates naziste A .... qe bashkpunoje me gjermanet kane vrare ne Donbas 14 mije gra ,femije ,burra , pleq plaka te rinj te reja 14 mije te vrare jo ne aksidente automolilistike po nga neofashistet ukrainas Kam pare dokumentare te France 2 si vriteshin njerzit femije ne shkolla nuk i referohem medias apo propogandes Ruse por asaje française Para tre dites nje emisione ne Arte france nje shoferi kamioni Polonaise dergonte ndihma ne Ukraine ishte banore i nje fshati frontalière Pologne- Ukraine dhe filmoje rrugen kur conte ndihma e gjithe rruga me poste- blloqe me flamure kuq e zi flamuri batalionit néonaziste A.... dhe thoshte nuk jam dakorde me Putin por ka te drejte vetem per nje gje Ukraina eshte e mbushur me néonaziste dhe te gjitha qeverite i kane toleruar .Si perfundim nese themi kosova e pamvarur te gjitha etnite brenda shteteve kane te drejte te jene te pamvarura si Catalogne Pays Basque Bretagne Kurte irlanda e veriut Polynésie réunion dreqi me te birin e gjithe kjo histori ishte gabimi fatale i Amerikes qe goditi Beogradin qe sot Putini kerkone te justifikohet mburet franca se ka derguar 12 Canon ( topa ) ne Ukraine ku vlera e nje Canon eshte 4 milione e 500 mije euro dhe per te prodhuar nje duhet nje vit pune e thene shkurte taksat nuk i paguajme per te derguar arme ne Ukraine .Ukraina e Rusia ta zgjidhi vete problemin te vriten dhe kur te qehtesoen te ulen e te flasin europa nuk ka pse fut hundet kur jemi te pa fuqishem dje ne tv LCI nje specialiste thoshte Rusia hedhe 50 ÷60 mije predha ne dite e barabarte me prodhimin e nje viti predha ne Europe kjo eshte europa qe nuk eshte capable te zgjidhi konflikin Serbe - kosovo

                      1. S
                        Shume padrejtesi

                        Po more Genti ti ke harruar "viktimen" kryesore Kurdet !!! Kurdet jane rreth 44 milione (koke) te ndare ne kater shtete ( Turqi,Iran,Irak dhe Siri ) dhe kane nje shekull qe luftojne te shkretet dhe OKB-ja e leshit nuk i njeh si shtet se mos i mbetet hateri Turqise si pjesetare ne NATO; I sakrifikuan ne luften kunder DAESH-it dhe carrin i dhane ne fund plehrat .

                        1. c
                          c..

                          LUHANSKU dhe DONETSVU kane qene ndonjehere krahina autonome brenda UKRAINES ashtu si kosova.Nga ana tjeter POPULLSIA e Kosoves nuk eshte sllave ndersa Luhansko e dontsku kane qene me te njejten perberje si UKRAINA

                          Lini një Përgjigje