Dordan Molliqaj, si Albini dikur: dil e hyj në burg!

16 Qershor 2022, 22:10Rajoni TEMA

Dordan Molliqaj, si Albini dikur: dil e hyj në burg!

Dardan Molliqaj, një ish-vetëvendosës i njohur, është arrestuar sërish. Njeriu që tashmë drejton i PSD-në, një parti që ende s’po mundet me qenë faktor në skenën politike shqiptare, në të cilën bëjnë pjesë disa ish-vetëvendosës, mes tyre dhe Shpend Ahmeti, duket se po ngjan me Albin Kurtin kur ky i fundit ishte një opozitar i aksioneve ekstreme: dil e hyj në burg.

Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së forcës së tij, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Shkak u bë protesta e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

 “Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Kujtojmë se ai është bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini, ku dashuria e tyre lindi pikërisht në Vetëvendosje. 

3 Komente

  1. B
    Baliu

    Rebel without a cause!

    1. I
      I

      Nuk e kuptoj kete foton

      1. S
        Shprese shqiptaret

        Foto me te ndyre nuk ka! Eshte Shqiptar yne loku Baliu! per politiken e ndyre te A. Kurtit!

        Lini një Përgjigje