Prangoset sërish burri i ish ministres shqiptare

16 Qershor 2022, 17:30Rajoni TEMA

Prangoset sërish burri i ish ministres shqiptare

Është arrestuar nga Policia e Kosovës, kryetari i Partisë Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj, së bashku me disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, ishin pjesë e protestës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai madje gjatë protestës ka kritikuar ekzekutivin për vendosjen e policisë para objektit të Qeverisë së Kosovës.


“Me vendos policinë është provokim. Me i heq rrethojat pastaj ta vendosesh policinë është provokim. Nuk pashë që u sulmua dikush, qeveria Kurti i ka hequr rrethojat, ju lutem gjeni arsyetimin publik ku thotë që i kemi hequr rrethojat për me qenë e qasshme për qytetarin. Veteranët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, qytetarë meritorë të republikës dhe lirisë, pse po ua qet’ Policinë? Pse po i heq rrethojat pra, lej rrethojat”, deklaroi Molliqaj.

Ndërsa për Molliqaj, protesta është reagim ndaj padrejtësisë që u është bërë veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria.

Ndryshe një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një fletë arrest ndaj Molliqajt, pasi ai po akuzohet për sulm fizik ndaj Haki Abazit.

Lini një Përgjigje