Mesazh për Rusinë? Gjermania “nis ushtrinë” në Ballkan: Kjo zonë nuk preket

16 Qershor 2022, 18:29Rajoni TEMA

Mesazh për Rusinë? Gjermania “nis ushtrinë” në

Dhjetë vjet pas largimit nga Bosnje-Hercëgovina, ushtria gjermane rikthehet në këtë vend. Qeveria gjermane mori vendimin të dërgojë deri në 50 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë, me objektivin të ruhet stabiliteti në prag të zgjedhjeve të tetorit.

Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundesëehrit udhëton drejt Bosnjes në muajin gusht, me një mandate të parashikuar fillimisht për një vit. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha ai.

Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë.

“Një shans i humbur i qeverisë për të dhënë një sinjal jo vetëm simbolik, por të fortë, në këtë kohë të rëndësishme në një rajon me rëndësi strategjike, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Hardt.

Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil.

2 Komente

  1. F
    Free mind

    Gjermania nuk mbron dot veten, jo te mbroje Ballkanin! Le qe ka qe 70 e ca vjet qe nuk eshte cliruar vete as nga Amerika. Kishte vetem nje rruge per te mbrojtur Ballkanin dhe ishte futja dhe integrimi i tij ne nje shtepi te perbashket europjane. Shembja e mureve e te turpit te BEse! Europa e te gjitheve dhe Jo Tok e Xanun vetem e padroneve te pasur! Por kjo rruge u sabotua nga vete plutokratet, ksenofobet dhe bankieret e Europes, qe nuk kane interes tjeter vec interesit te bythes se tyre. Te tjerat jane dokrra kabesirash qe kane skllaveruar, kolonizuar dhe rrjepur prej 2000 vjetesh boten, me pretekstin e rracave te ndritura superiore. Edhe pse vazhdojne te na margjinalizojne dhe tallin, akoma nuk arrijme te mendojne me koken tone per shkak se drogimit me demagogji qe Europa na lan trute cdo dite. Na duket vetja te poshter dhe padronet e ndritur dhe te mire. Meqe ketu jemi dhe skemi ku shkojme tjeter, o do bashkojeshim te tere ne nje Europe te perbashket sipas rruges qe vete kishin premtuar, ose tani qe deshtuan jemi ne ATA qe duhet ti nenshtrojme per nje tjeter Europe te perbeshket, por kesaj rradhe sipas idealeve tona, me padronet e perjetshem ne gijotine. Pas Revolucjonit Frances dhe Revolucjonit te Tetorit, qe permbyllnin abuzime dhe etapa te ngjashme, epoka jone po afrohet drejt nje tjeter Revolucjoni. Frances, Gjermanise, Anglise, padrone qe kane padron, e te tjera jashteqitje e kalbasira historie te tipit BE, ju ka ardhur fundi. Duhen fshire nga faqja e dheut per te mbjelle dicka te perbashket e te forte qe ti mbijetoje tallazeve te se ardhmes. Jo kjo kalbesire qe vdiq, por ajo qe mund te linde nga hiri i saj, mund te jete nje Europe e re, e lire dhe forte qe shtrihet deri ne Kamcatka

    1. P
      Pravda

      ta kishe vene me mire “full of shit mind” llagapin

      Lini një Përgjigje