Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari”

16 Qershor 2022, 19:00Rajoni TEMA
Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë pranuar informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, nga policia është thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat.

“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”.

Ndërsa, ka apeluar edhe tek personat që kanë qenë të pranishëm në këtë pjesë që të largohen.

“Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante”.

Ndryshe, një varg kërcënimesh për alarm me mjete shpërthyese ndodhen në Kosovë.

Mirëpo, përveç Kosovës, ekspert të sigurisë bëjnë të ditur se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë.

Këto kërcënime, u paraqiten fillimisht në stacionin e autobusëve në Prishtinë, në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, e deri te kërcënimi i fundit që ndodhi tek rektorati i Universitetit të Prishtinës, më 17 maj.

1 Komente

  1. S
    Stephan Bandera

    minjte e Putain-it jane hedhur ne veprim ne Ballkan, kujdes nga infektimi... Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

    Lini një Përgjigje