Komisioneri Varhelyi: Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë është çështje ditësh

17 Qershor 2022, 14:55Rajoni TEMA

Komisioneri Varhelyi: Mbajtja e Konferencës së parë

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është vetëm çështje ditësh.

Në një konferencë për mediat sëbashku me Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen, Varhelyi u shpreh se nuk duhet të presim më për çështje të brendshme politike të Bullgarisë.

“Sigurisht që ne shpresojmë, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare në momentin që flasim dhe që ne nuk do të na duhet të presim më për arsye të brendshme politike në Bullgari. Dhe mbetem me shumë shpresë, që ne po flasim për çështje ditësh, sesa çështje muajsh, apo vitesh”, tha Komisioneri.

Ndër të tjera, Oliver Varhelyi ka bërë të qartë edhe qëndrimin ndaj ngërçit aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike, të identitetit dhe të gjuhës, që mban peng aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillit e ministrave të Bashkimit Europian.

“Nuk jam në dijeni të asnjë kuadri negociues. Ne kemi dijeni vetëm për një ngërç total (bllokim total) në Sofje. Nuk jam i kënaqur me këtë, pasi unë kam shpenzuar çdo të martë të dytë të muajve për të shkuar në Bullgari të mësoja nëse kishte një rrugë zhbllokimi. Duket se politikat e brendshme janë të afta për të testuar besueshmërinë e Bashkimit Europian. Pra, aktualisht nuk besoj, se mund të flasim për asnjë kuadër negocues”, u shpreh Varhelyi.

5 Komente

  1. G
    Grand

    Me mire! Ushalla nuke fusni ne Klubin tuaj lesh! Shqiperia duhet te behet Svicer dhe e Mesdheeut te Formojne Shtete e bashkuar te Mesdheut. Europa e eeperme te vazhdoj apo formoj Bashkiminneeuropean me Ukrainen, Rusin, Serbine dhe ca shtete te tjera larte ne veri dhe rrotull! Rama prit dhe mos u lut! Ne jemi mesdhetar dhe Mesdhiu, djepi i qytetrimit ka afer 27 shtete qe mund te operojne lehtesishte nepermjet Detit Mesdhe! Mesdheu eshte ndergjegje historike e njerezimit! Lereni te zhvillohet ne paqe me ate qe quhet sot Europa e Bashkuar! , Me vjen keq! por dot te ishte me llogjike, me normale dhe historike! Do ishte sukses!

    1. p
      patrioti

      Shko ore , karagjoz , mos fole marrezira , me ke do bashkohesh ti ne Mesdhe , me Marrokun , Tunisine , Turqine , Sirine ?! Idiot .

      1. K
        Klimax

        Hahahaha. "Shtetet e Bashkuara të Mesdheut"!!!!! Po cilat janë këto vende që do i bashkohen "djepit të qytetërimit" Shqipërisë?!!!!! Vendet europiane të Mesdheut janë të gjitha në BE. Me siguri na flet për vendet e tjera që ndodhen në Mesdhe si Marok, Algjeri, Libi, Tunizi, Egjipt, Liban, Siri, Turqi, apo mos ke zbuluar Atlantidën e Platonit dhe na e mban sekret?!!!! Hahahaha, Shtetet e Bashkuara te Alienëve!!!!!!!!!!

      2. G
        Geri

        Hajt, ashtu qofte dhe le te ece procesi i konferences me kembe te mbare!????????????

        1. T
          Trapajane hesapi

          Edhe dekada e viteve prej ditesh perbehet.Kemi kohe,dita do te vije.Ja...sa te shije Hajdini urofin.

          Lini një Përgjigje