
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku i këtij viti do të mund të vendosin panele diellore për prodhimin e energjisë elektrike në çatitë e banesave të tyre me fuqi instaluese deri në gjashtë kilovat orë, ndërsa furnizuesi universal “EVN houm” do të jetë i detyruar t’ua blejë tepricën e energjisë së prodhuar elektrike ose t’ua zbresë nga fatura kur të konsumojnë më shumë se energjia e prodhuar.
Një gjë e tillë parashikohet me ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë që u mundëson qytetarëve dhe kompanive që të prodhojnë energji elektrike në çatitë e tyre dhe t’ia shesin atë blerësit dhe shpërndarësit të energjisë elektrike. Këto ndryshime, siç tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të hyjnë në fuqi që në muajin qershor, me publikimin e Rregullores në Gazetën Zyrtare.
Në përputhje me Rregulloren, konsumator-prodhues mund të jetë një familje, konsumator i vogël, shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual, i cili mund të ndërtojë një impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, ku energjinë e prodhuar e shfrytëzon për konsum vetjak dhe e transferon tepricën e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Deri më tani, konsumatori-prodhuesi mund të transferojë tepricën e energjisë elektrike të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nëse, ndër të tjera, nuk furnizohet me energji elektrike nga furnizuesi universal.
Ndryshimet do t’i mundësojnë konsumatorit-prodhues të ketë një fabrikë prodhimi me kapacitet më të madh të instaluar në mënyrë që të përmbushë plotësisht konsumin e tij dhe njëherësh të furnizojë një sasi më të madhe në rrjet, gjë që për kategori të caktuara subjektesh i gjithë koncepti bëhet më tërheqës. Kështu, në vend të 4 kË aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e impiantit të prodhimit të mos kalojë 6 kË, për familjet dhe në vend të 20 kË aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e impiantit të prodhimit të mos kalojë 40 kË, për një konsumator të vogël, shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual.
Pas miratimit të ndryshimeve në Rregullore, Ministria e Ekonomisë do të shpallë një listë aplikimi për familjet e interesuara për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetiak. Investimi kushton 700 deri në 800 euro për një kilovat orë dhe në Maqedoninë e Veriut panelet diellore mund të punojnë 1.500 orë në vit.
“EVN houm” do të jetë i detyruar të ndryshojë sahatët matës për ata që do të vendosin panele diellorë, duke marrë përsipër cdo shpenzim.
Bravo Maqedonia.Kurse ne Shqiperi qeveria e ka mendjen vetem per te grabitur.Ka disa biznese qe kane investuar ne panelet diellore dhe tepricen e prodhimit mujor qeveria e fut tek xhepi F.SH.U.Kurse per muajt qe bizneset konsumojne me teper paguajne, pavaresishte se bilanci vjetor i prodhimit mund te jete me i madh nga konsumi. Perse ERE (Enti rregullator i energjise ) nuk mblidhet per te zbatuar nje ligj apo VKM ku ky bilanc te jete vjetor dhe jo mujor? Nese qeveria nuk paguan tepricat e prodhimit te energjise per prodhuesit fotovoltaik,mos prisni te keni investime nga privati.
shqiperia eshte VK per shtet..ka 30 vjet qe na kan hudhehequr hajdutat vrasesit krininelat palacot edhe te pa aftit