Gjithnjë e më shumë serbë po i kalojnë pushimet verore në Shqipëri

18 Qershor 2022, 09:09Rajoni TEMA

Gjithnjë e më shumë serbë po i kalojnë pushimet verore

Shqipëria, prej vitesh, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për pushime verore nga turistët serbë, duke u bërë po aq i njohur sa Greqia, Turqia, Mali i Zi dhe Egjipti, shkruan media serbe “Serbian Monitor”.

Një nga faktorët kryesorë pse turistët serbë zgjedhin bregdetin shqiptar, “është çmimi i pushimeve në tokën shqiptare”, vijon “Serbian Monitor”.

Ndërkohë, sipas Dragan Subotiç, përfaqësues i nismës TAS (Agjencitë Turistike të Serbisë), vihet re një interesim më i lartë i pushuesve nga Serbia për Shqipërinë.

Në një intervistë për median serbe, “Biznis.rs”, ai shpjegon se, në dy vitet e fundit, për shkak të masave anti-COVID, turistët kanë pasur një numër të kufizuar destinacionesh pushimesh, ndërkohë që, gjatë asaj periudhe, Shqipëria kishte kushte shumë të ndryshme hyrjeje.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse Shqipëria u shfaq në tregun tonë”, thotë Subotiç, i cili shton edhe se njerëzit nga Serbia, të cilët kishin vizituar një herë Shqipërinë, ishin larguar me përshtypje pozitive, “për t’u rikthyer sërish”.

“Si në sezonet e mëparshme, njerëzit nga Serbia janë mjaft të interesuar për pushimet verore në Shqipëri”, ravijëzon ai.

Sakaq, sipas “Serbain Monitor”, turistët serbë qëndrojnë kryesisht shtatë deri në 10 net në plazhet e Shqipërisë.

“Rajonet më interesante për pushimet verore janë Durrësi, Ksamili dhe Saranda, nga të cilët kjo e fundit kufizohet me Greqinë”, thotë Subotiç.

Sa u përket çmimeve, përfaqësuesi i nismës TAS shtjellon se kjo varet sa nga periudha, nevojat, apo dëshirat e turistëve, pasi “mund të gjesh akomodim duke filluar nga një apartament i thjeshtë deri te hotelet më luksoze”.

Në përmbyllje, ai thekson edhe se darka në restorant është shumë më e lirë se në Beograd dhe Novi Sad, ndërkohë që turistët ndihen plotësisht të sigurt në Shqipëri.

10 Komente

  1. S
    Sqepari

    Te dhj....a per shtypjet positive! Le te vijne, por ska pse behet lajm!

    1. S
      Shqiptari

      Pse jo. Keshtu avash avash,Serbia do na pushtoi jo me me lufte por me mjete tjera qe ajo di ti beje.

      1. L
        Lymi

        Po jo me se dhjesin ne gjak ata me ardh ktu....ata qe vijn jan boshnjak Sanxhaku

      2. S
        Sad Memories

        Te shporren dhe mos ja arrifshin te kthehen me . Shtrigat si Serbija Greqia dhe Rusija kurre nuk na e kane dashur te miren si popull .Ata jane gatuar me ligesi dhe eshte e veshtire te besohet se do na e duan ndonjhere te miren , ata vetem na shfrytezojne dhe na marrin ato pak te mira qe na kane mbetur dhe do bejne plane te tjera te na demtojne ne te ardhmen ,,do mendojne te bejne dhe ca kisha Serbe pasi te blejne ca toke shqiptare po te kene mundesi . Personalisht edhe flori po te me linin tek dera nuk do ti pranoja . HELMI qe kane ne shpirt si komb nuk del as me te mire as me pahir . Kurre mos u kthefshin turiste serbe!

        1. K
          Kk

          Shoku ti po shan sherbet per Helm, po qenke Covid fare per vete. Ti po nuk I do serbet e drejta jote, mos ju hap deren. Po ka qe duan te jetojne, se patriotizmi nuk hahet as nuk te paguan dritat... Historian e mire eshte. Po kur te ka shitur politika e vendit tend e mbledh donate per greket, ke goje te shash boten,

        2. r
          realist

          Ikni pirdhuni more idiote . Po Greqine , Italine , Francen , ku shkojne miliona turiste nga e gjithe bota , cfare i ka gjetur , pervec zhvillim ekonomik ?

          1. T
            Taras Bulba

            Qenke koqe komplet ti ( shqiptari ) turisti eshte turist ,nuk ja rendesi nga vjen ,kur turistat Amerikane filluan te shkojne ne Greqi ,populli Grek u cua ne protesta per mos pranimin e tyre ,kaluan nja 20 vjet dhe ata protestus ja pane hajrin turisteve Amerikane ,e permend kete per disa cecene e shumica Kosovare qe nuk duan turiste Serbe ,keta te pyesin pronaret e hoteleve , nuk kan patur as gjene me te keqe prej tyre ,por ata thone qe te mos vijne Kosovar se marin nje dhome ne hotel ,ku behen 3 a 4 familje si dhe shkatarojne dhomat ,te gjithe turistet duke filluar nga Polaket ,Ukrainasit ,Serbet ,Italianet e tj shtete ne shumicen e rasteve ngelin te kenaqur per cdo gje ,vetem Kosovaret qahen ,e habitshme ,a ka mundesi me e thene keta ,se ku eshte problemi qe vetem keta qahen ?

            1. P
              Pollogasi

              Edhe dele po të ishin, nuk do kishin dashur që 3-4 familje të bëjnë vetëvrasje kolektive, ose seks turistik kolektiv. Ia fute pak si shumë vetes, o SHKA !

            2. A
              AGUSH

              FRIKEN PER NJERI TJETRIN E FUT FEJA 70 E CA PERQIND E SERBEVE JAN SHQIPETARE ORTODOKSE SIC JANE E GJITHE BALLKANI SHQIPETARET IDENTIFIKOHEN VETEM ME FENE MYSLIMANE.POR KJO ESHTE AS 5 PERQIND E POPULLSISE SHQIPETARE. BALLKANI ESHTE SHQIPETAR KUSH SE KUPTON NUK ESHTE VETEM SE TRUTHARE MYSLIMAN.

              1. R
                Roberto

                Turistit d.m.th popullit nuk i intereson c'thote politika.Ata vijne per te kaluar pushimet ne Shqiperi dhe kjo neve na intereson sepse rritet ekonomia por tregetaret, baret,restorantet dhe hotelieret mos abuzojne me cmimet sepse une mund te vij sot dhe ta ha sapunin per djathe por neser nuk vij me.Kjo eshte ne dem te te gjithe atyre qe abuzojne prandaj mos mashtroni klientet e kujtdo shteti qe te jene. Politika ka interesat e veta dhe normal qe jo te gjithe na duan.Urrejtja qendron edhe ne Beograd edhe ne Maqedoni,Mal te Zi,edhe ne KOsove apo Greqi si dhe kudo ne bote por njerzit nuk jane njelloj te gjithe.Populli eshte popull dhe kur sheh se Shqiperia i mirepret ndryshon mendimin per ne dhe vjen perseri gjithashtu vlen te theksohet se pas ketyre "turisteve" ka dhe elemente qe vijne per qellime te caktuara nen petkun e turistit ka edhe oficere te zbulimeve te huaja raste te cilat nuk kane qene te pakta dhe qe nje pjese e tyre eshte reflektuar edhe neper media e lajme te ndryshme.

                Lini një Përgjigje