Dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

18 Mars 2023, 11:04Rajoni TEMA

Dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç thotë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.

Borrell shkruan në Twitter se sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç për Aneksin e Implementimit që është pjesë e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Kurti dhe Vuçiç, takohen sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërmjetësues të takimit janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në cilësinë e vëzhguesit është i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

 

 

3 Komente

  1. P
    POSHTE FASHIO_ NZ

    VDEKJE FASHISTAVE QE PO SHKATERROJNE JETET E NJEREZIMIT

    1. k
      ky Bo .eshte surrat Kurve Putiniane

      Vdekje Shkerdhatave qe mbeshtesin Shtetet Kriminele si serbia

      1. S
        Surrat Qeni Nazisti

        Poshte Fashizmi . Kta jane Satanet e Botes

        Lini një Përgjigje