“Do ta pësoni si Ivanovici”, politikania: Granata në veri të Mitrovicës, mesazh për serbët

16 Janar 2024, 15:40Rajoni TEMA
“Do ta pësoni si Ivanovici”, politikania: Granata në veri

Shpërthimin e një nate më parë në veri të Mitrovicës, politikania e njohur serbe në Kosovë, Rada Trajkovic e sheh si mesazh se serbët e veriut se mund të pësojnë të njëjtin fat si Oliver Ivanovici.

Ish-kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks 16 janarin e vitit 2018, teksa hynte në zyrën e partisë së tij në Mitrovicën veriore.

“Në fakt, ky është një mesazh. Kur shteti nuk punon për diçka, që në këtë rast është gjendja e sigurisë në veri, kjo ka ndikim shumë të madh te qytetarët. Shteti vazhdon të lejojë dominimin e njerëzve nga ato qarqe që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, dhe ky lloj lajmi, nuk është surprizë për mua.

Është një mesazh, para se gjithash për serbët e veriut, që nënkupton se “ne jemi këtu, dhe nëse nuk jeni besnik në nivelin e duhur, atëherë mund t`ju ndodhë e njëjta gjë si Ivanovicit”, është shprehur ajo.

Trajkovic nënvizoi më tej se ekziston një dokument i ardhur nga administrate amerikane, që tregon përfshirjen e Milan Radoiçicit, i cili është nën hetim aktualisht për sulmin e Banjskës, dhe Zvonko Veselinovicit, sic pretendon ajo.

 “Ata janë shënjuar në listën e zezë të përfshirjes së organizimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit. Në listën e zezë nuk përfshihen njerëzit më kot, pa pasur dëshmi apo prova materiale. Veselinovic dhe Radoiçic janë njerëz të besuar të qeverisë serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçic, e ata po  fitojnë dhe projektet më fitimprurëse e janë bërë milionerë”, theksoi politikania.

 

 

 

1 Komente

  1. H
    Huliganët

    Vučić dhe banditët e tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje