Escobar:Krejt çka duam është uniteti me Kosoven."Shpresoj se do të dëgjohemi”

5 Qershor 2023, 23:46Rajoni TEMA
Escobar:Krejt çka duam është uniteti me Kosoven."Shpresoj

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës.

Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai.

Ai gjithashtu tha se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është, siç u shpreh ai, absolutisht i dënueshëm.

“Sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s, pra të KFOR-it është absolutisht i dënueshëm dhe sulmuesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai.

Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj.

“Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai.


I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se ShBA, BE dhe NATO dhe sipas tij, pothuajse të gjithë miqtë e Kosovës, e kanë të njëjtën kërkesë për qetësimin e situatës në veri.

Lidhur me kërkesat, ai shpreson që të dëgjohen nga autoritetet e Kosovës, përcjell klankosova.tv.

”Nëse mund të them një gjë, nuk kam parë kaq shumë të bashkuar në komunitetin transatlantik”.

”Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike”.

”Pra, shpresoj se do të dëgjohemi”, tha ai.

4 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Kthese 180 grade. Nuk e di se nga e ka marre kthehen nga te vet

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Le ta qujme dhe ket Edskobar….lol

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      Te gjitha fjalet e mira qe thua ne drejtim te Kosoves i hedh poshte vete Eskobari duke kerkuar vendosjen e wetesise nga Kosova, nderkohe qe policia kosovare dhe ushtaret e KFOR - it po dhunohen nga bandat paramilitare serbe . Vendosja e qetesise nga Kosova, nenkupton kthimin e saj ne nje shtet jofunksional, bosnjezimin e saj, gje qe me te drejte nuk e pranon kryeministri Kosoves Albin Kurti. Populli shqiptar eshte I hapur per bashkepunim e miqesi por kurre nuk ka per ta pranuar zgjedhen serbe. Nese doni me te vertete stabilitet duhet te ndaloni me diplomaci ose me force dhunen serbe, pasi nese kalohet vija e kuqe do te kete lufte te pergjakshme e te vazhdueshme. Gjithshka varet nga qendrimi juaj. Kur ju terhiqeni serbi kerkon maksimumin, kur ju I tregoni vendin ata kthehen ne qingja.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Mos harroni z. Escobar, se kush jane shqiptarêt! Jane ata qe ne 11 shtator qanin për viktimat, kurse greket dhe serbèt qeshnin... Në kohën e bombardime 1999 ata mallkonin USA, kurse grekët ju dilnin në krah dhe protestonin kundër USA në Athinë për serbët. Mosminjohja një ditë të bënë gjëmën. Kurse ju mirnjohjen që ka populli shqiptar tash 100 vjetë për ju po e ndroni me interesat e sërbëvë. Turpë dhe faqe e zezë. Po nëse populli i Kosovës e zgjedhë prap si Kryeministêr Albin Kurtin? Ç’far do bëjë USA më pasë. Do jeni me popullin shqiptar apo me atë serbë. Palaço Diplomat.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje