
Personi që shihni në foto është 39-vjeçari që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në një lokal në Prishtinë. Ngjarja ndodhi lokalin “Bon Vivant”, ndërkohë që 39-vjeçari Kastriot Ramadani ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.
Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera.
Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Mes personave të plagosur, 14 janë gra.

Policet i ka te ruajne godinat bosh shoku Albin.
Trishtuese kur shef se si jeta e njeriut ska asnje vlere, ngushllime familjes se te ndjerit dhe nje mesazh per te gjithe pjesmarresit e keti akti te turpshem, te gjitha problemet ne jeté kan zgjidhje o te dashur, mjafton te mendoni dy sekonda para se ta vrisni tjetrin, sidoçoft nga ky rast edhe shteti (qe nuk egzison) duhet te mendon sepaku nje her se névé nuk na duhen lokale te tilla Ku pos krimit dhe droges tash ka edhe vrasje prandaj eshte momenti i fundit qe te reagon para sebtpe behet vone.