FOTO: Provokojnë serbët në veri, vizatojnë simbole ruse në makinat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it

29 Maj 2023, 12:20Rajoni TEMA

FOTO: Provokojnë serbët në veri, vizatojnë simbole ruse

Serbët e mbledhur në veri që po protestojnë përballë ambienteve të komunave, kanë vizatuar simbolin e luftës së Putinit në automjetin e KFOR-it amerikan.

Protestuesit kanë vizatuar mbi automjetin e KFOR  shkronjën Z, simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

I njëjti simbol është shkruar dhe mbi automjetet e blinduara të policisë së Kosovës.

Simboli “Z” së pari u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.

 

Lini një Përgjigje