Haradinaj: Limaj bëri tradhti të turpshme, votuam për ndryshimin jo për Kurtin

14 Prill 2025, 16:43Rajoni TEMA
Haradinaj: Limaj bëri tradhti të turpshme, votuam për ndryshimin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoj ashpër qëndrimin e Nismës pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, duke thënë se veprimet e saj për të mbështetur pushtetin përbëjnë një ndarje të turpshme nga AAK-ja.

Ai nënvizoi se mungesa e komunikimit me kreun e Nismës, Fatmir Limaj e ka vështirësuar mundësinë për krijimin e shumicës nga opozita.

“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt, ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita, vetvetiu, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, ka qenë i parakohshëm.

Edhe nëse Nisma dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje mjaft e turpshme për shkak se kemi kërkuar votë për ndryshim, dhe sjellja e tyre, veprimi tyre është mjaft i turpshëm”,- tha Haradinaj.

Deklarata e kreut te AAK u be pasi doli nga Kuvendi i Kosovës, ku u regjistrua për seancën e 15 prillit.

Për të qënë pjesë e kësaj seance janë regjistruar edhe Deputetët e Listës Serbe, te cilet nuk u deklaruan publikisht nese do të votojnë për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që do të propozohet fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, ndersa Deputeti nga radhët e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, nuk u shfaq optimist nese do të votohet se shpejti qeveria e re, por theksoi se opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe Lëvizja Vetëvendosje të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë.

“Nuk jam optimist se do të votojmë nesër. Nuk është hera parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë. Atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy apo tre muajve u zgjidh ajo krizë. Edhe këtë rast po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë, sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin.”

Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk prodhuan një parti me shumicën qeverisëse, e para në rezultate ishte LVV që arriti të siguronte vetëm 48 vende në parlament.

8 Komente

  1. L
    L

    Ramush gabove qe u bashkove me nje bukeshkal si Limaj,e fute ne parlement duro pordhet e tij tani. Fatmir Limaj doli mut muti burr,jazek I qofte

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashti i njejti si gjithnje Limaj = trullan

      Limaj eshte njoftuar se do rikthehet ne Hage!

      Përgjigjjuni
    2. T
      T

      Uaaa,cfare mut burri doli ky Fatmir Limaj!

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Uaaa,cfare mut burri doli ky Fatmir Limaj!

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Uaaa,cfare mut burri doli ky Fatmir Limaj!

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Limaj njeri I nyte,e cfrytezoj Ramushin per te hyr ne parlament dhe e tradhtoj duke u bashkuar me Kurtin. Ky mut muti pa AKK dhe Ramushin nuk I kapte 5% per te hyre ne parlament.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Limani

              Limaj e ka treguar dhe me pare ca ben vetem pak pushtet

              Përgjigjjuni
              1. M
                Malisheva

                Nëse voton e dënon NISMËN pas nj viti në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbete jashtë – sepse shuhet si parti dhe Lima si politikan zhvatës.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje