
Ish-ministri i Jashtëm serb, i cili drejton Partinë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç deklaroi se vendosja e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë, nuk do e afronte vendin me Baashkimin Europian.
Sipas tij, me Vuçiç në krye të vendit, Serbia nuk do të ketë shanse që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, shkruan Tanjug.
“Sanksionet nuk do të kontribuojnë në afrimin me Bashkimin Europian. Me një regjim autokratik siç është ai në pushtet në Beograd, as që mund të ëndërrojmë anëtarësimin në BE”, u shpreh ai.
Ditën e djeshme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u betua në Kuvend për mandatin e tij të dytë pesë vjeçar. Vuçiç u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe Kosovën e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit.
Ndërsa, pak ditë më parë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u shpreh se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë.
Jeremiç-i duket se mendon seriozisht që Vuçiç-i e dëshiron anëtarësimin në BE. Në të vërtetë ai nuk e dëshiron. Ai nuk heq dorë prej të ardhmes për t'u anëtarësuar jo se e dëshiron një gjë të tillë, por se dëshiron që t'i luten dhe ai të hedhë vickla, të luajë me njëqind porta e të shënojë gola në të njëqindta. Kjo është psikologjia e një pelivani të vockël që pandeh se është i madh. E këtë pandehmë ia ushqejnë të tërë ata që merren me të, BE-ja në radhë të parë e SHBA pas saj, që nuk i tregojnë vendin.