
Kosova është kthyer 10-12 vite pas. Ky ishte komenti që bëri ish-kryeministri Isa Mustafa në një lidhje direkte me “Ditarin” në A2 CNN. Në reagimin e tij të parë pas tensionimit të situatës në Veri të Kosovës ditët e fundit, Mustafa theksoi se ata që po bëjnë trazirat në Veri nuk janë popullata serbe, por disa grupe ekstreme.
Teksa theksoi se bashkësia ndërkombëtare (SHBA-BE) duhej të ishte më aktive, Mustafa shtoi se pasojat e sjelljes së kryeministrit Albin Kurti do t’i vuajë vendi për vitet në vijim.
Për Mustafën, marrëdhëniet me SHBA-në janë aktualisht më pikën më të ulët që nga çlirimi i vendit.
“Nuk kemi pasur kurrë qortime të tilla. Apo kundërshtime të tilla nga një qeveri e Kosovës ndaj kërkesave të SHBA-së. Kjo mund të na kushtojë shumë.
Jo vetëm me masat që kanë nisur të merren. Qoftë për pjesëmarrjen e Kosovës në Defender 2023. Në asnjë rast nuk do të ishte e logjikshme që qeveria e Kosovës të shkojë kundër linjës së SHBA-së. Sepse nuk do të përfitojmë asgjë”, tha Mustafa.
I pyetur nëse mendon se do të ketë pasoja mbi vetë Kurtin, Mustafa theksoi se pasojat do të jenë vetëm për Kosovën, të cilës mund t’i mungojë edhe mbështetja në vijim.
“Nëse amerikanët tërhiqen, ose krijohet një vakum në angazhimin për Kosovën, nuk mund të tejkalohet shpejt. Problem për pozitën ndërkombëtare të Kosovës", shtoi ai.
Synimi i qeverisë së Kosovës, sipas tij tashmë duhet të jetë që popullata serbe në Veri të njohë Kosovën dhe simbolet e saj. Skenarët populistë, siç i cilësoi ai, të Albin Kurtit, nuk i sjellin asnjë dobi Kosovës.
Ta shk..dhefsha ftyren e zvarranikut qe ke. Fytyra thone qe eshte pasqyre e shpirtit dhe ti ke tamam fytyre prej zvarraniku pakurrizor. Ti, Abudalla Koti Qorri e shume tjere si ju, edhe harten me serbine deri ne Tokio do e kishit firmos vetem e vetem per te gezu cdo nderkombtar bastard. Kosova ka ngec me njohjet e saj te reja qe prej shume vitesh e shkaktaret kryesor te kesaj ngecje jeni ju vemje te ndyra ndersa Amerika dhe BE nese do ta kishin aq shume perzemer Kosoven nuk do e linin te izoluar per kaq shume vite, Kosova do duhej te ishte e perkedhelur per shkak te vuajtjve qindra vjecare nga barbaret dhe orket serb ndersa amerika dhe europa perkedhelin kriminelet serb.Ende sot ne 2023 nje vend si Kosova qe per nga rendi, respektimi i ligjit dhe mireqenia eshte me lart se dhe vet Shqiperia eshte e izoluar e nuk leviz dot lirshem neper Europe. Ky ka qen detyrim moral i Amerikes dhe BE ashtu sic kan bere detyrim moral ndihmen e pafund ndaj hebrenjve pas luftes dyte boterore. Po te donin me te vertet sot Kosova do ishte ne Nato, pa viza dhe pa probleme me gjarprin serb ashtu sic esht sot Kroacia e jo te jet nje Bosnje 2.0! Zvarranik i padenje per te marr fryme.
Ne situata te tilla dalin hienat