Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lajçak: Dhuna është e papranueshme, urgjentisht zgjidhje politike

31 Maj 2023, 16:00Rajoni TEMA

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lajçak: Dhuna

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Nga Bratislavë, Lajcak ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës.

Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Lini një Përgjigje