
Petraq Milo, ekspert ekonomie, ish-këshilltar i Berishës për lëminë e vet kur ky i fundit qeveriste, tashmë dhe i Metës, është keqatrajtuar pabesueshëm nga policë malazezë në doganën e Murriqanit, në kthim nga Mali i Zi, për të hyrë në Shkodër.
Pamjet që tashmë janë bërë virale, tregojnë një akt të ulët, gati rrugaçesk, të policëve malazezë, ndaj Milos, më e rëndë akoma, në sy të familjarëve.
Së fundi raportohet se dy policë janë pezulluar dhe po hetohen për rastin e rëndë. Ka reaguar dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, me një deklaratë të shkurtër, tejet të diskutueshme.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.
Sigurisht, nuk ka pse të vihet në shënjestër, pasi Petraq Milo nuk është nga ata për shënjestër.
Abazoviç lë gjithashtu të kuptuar se Milo mund të ketë shkelur rregullat. Po, mundet. Njeri është dhe Milo, ndonëse kurrë i njohur si karakter problematik, së paku në publik. Por sjellja e policëve është e patolerueshme, aq më tepër në sy të familjarëve. Këtë duhej të kishte theksuar Abazoviç. Ai, si shtetar, duhet ta dijë se policët trajtohen dhe për të qenë gjakftohtë, për të qenë ftohtësisht ligjzbatues institucionalë e jo horra(siç) gjaknxehtë. /tesheshi.com/
Akt i shemtuar, por kam pershtypjen qe me arogancen qe karakterizon kete njeri , mund te shkele rregullat me elementare te rradhes se makinave, helbete pushteti te ben te jesh keshtu.
Polici nuk kundershtohet , Ne Amerike ta fut me plumb kokes polici te besh sic bente Milo idioti Duhet te veprosh sipas rudherit te policit , ky eshte rregulli , ndryshe polici reagon me force Por Milo ishte tip idioti , kuptohej nga menyra si fliste
Ky Dritani qenka vertet" bole serbi ". Edhe puro Serb po te ishte nuk do shprehej keshtu.Turp!
Milo nuk ka shkele rregullat, por ligjin per mbrojtjen e personaliteteve dhe delegacioneve sepse eshte ndaluar te udhetonte pasi do kalonin personalitete shteterore ne ate moment dhe ai ka kundershtuar. Ne te kunder, policia ne raste te tilla edhe te asgjeson fare me goditje duke te paralizuar. Prandaj nuk ka asnje faj polici malazez, ndaj edhe eshte sjellur ne ate menyre, por shqiptaret e posteve te larta ne Shqiperi u duket se bejne ligjin ata edhe neper bote. Ku e njihte poloci ate qe ta qellonte apo dhe ta diskretitonte? Bile pellemba qe i hoqi i ka bere mire sepse mund te merrte dhe plumbin. Ku e dinte polici se ky nuk ishte ndonje kriminel dhe do bente atentat me delegacionin qe kalonte? Prandaj polici ne vend te plumbit, i futi pellemben. Rrini bythes siper e leni llafet karagjoza! Shiko dhe qendrimin e kryeministrit qe eshte edhe asnjanes se i vjen rende nga felliqesira shqiptare.