Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik

27 Maj 2024, 16:41Rajoni TEMA
Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Hap i

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës t’i jepet statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Kurti ka thënë se ky vendim është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Ndërsa i ka përgëzuar zyrtarët e shtetit, që kanë punuar për këtë arritje.

''Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë'', shkruan Kurti në Facebook.

6 Komente

  1. J
    Jug

    Urime zoteri. Rama dhe Mero nuk jane dakord por populli ju respekton per punen tuaj si prefaqesues i denje i Shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos e dhente Zoti qe shqiptaret te bien ne nivel t

      Ai fatkeqesisht perfaqeson dardanet, jo shqiptaret! Do na vinte turp te kishin ne Tirane nje si delirant anti BE dhe anti Amerikan si Kurti, gje qe nuk mund te ndodhe kurre, po kurre fare. Ai populist ben per VV, po kursesi per ne, sepse niveli i tij intelektual eshte i kufizuar.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Veriu

      Urime pe Kosoven! Per Kurtin vlen keshilla se ai duhet te bashkepunoje me Perendimin. Ne menyre simbolike ai duhet te haje edhe kumbullat qe te thartojne surratin, kur behet fjale per kritikat ndaj tij nga Amerika dhe Evropa…

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lal

        Kot me t’pyte, a do kishit qene kaq dorelire nese ju kerkohet me i dhene autonomi territoriale 35% te territorit te Shqiperise? Psh Jugut te Shqiperise.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veriu

          Or Lal a ron ne kete bote? A ke qene ne Amerike apo ne Evrope dhe te shikosh se ketu nuk behet fjale per autonomi dhe territore, por vetem per te drejtat njerzore. Ne Amerike apo ne Evrope njerzit kane te drejte te bejne cte duan brenda ligjeve te vendit perkates. Pikerisht per kete behet fjale edhe per Kosoven qe serbet te kene ato te drejta qe garantohen nga kushtetuta e Kosoves dhe jo te coptohet Kosova. Kete te vertete e shtremberon Kurti, sepse nuk eshte dakort me propozimet perendimore por gjithmone i referohet pretendimeve te Vuciqt qe tregon se te dy flene te njetin krevat. A nuk ishte Evropa dhe Amerika qe para 100 vjetesh i tane Kurtit te kopjonte nje model nga Evropa, pershembull modelin Kroat? Kurti me qellim ngul kembe se nuk este dakort me me Srpska Republika te Bosnjes qe eshte qellim i Vuciqit. Pse Kurti ngul kembe ne kete model per te cilin asnjerit nuk i vete mendja ne bote pervec Kurtit dhe Vuciqit???!!! Eshte puna e Vuciqit qe do ta mbaje pushken te ngrehur dhe Kurti e ndihmon ne kete qellim....Me fal se u zgjata se me lart shkruajta shume shkurte dhe po te duash me shume shpjegime, me shkruaj Faleminderit! Me pyete kot por tu pergjigja plot.

          Përgjigjjuni
      2. Z
        ZDRAVO NGA ISH VV

        Sukseset Kurtit dhe analfabetëve të tij funksional ishin pengesa për anëtarësimi në BE dhe kjo shpresojë e përkohshme, përçarja e pistë e kombit, armiqësimi me të gjitha vendeve demokratike që na ndihmuan në luftë e paqe dhe vena e sanksioneve, ikjes nga Kosova, varfërisë, korrupsioni, nepotizmit dhe gjithçka e keqe në Kosovë. Për dështime e regresi si në sferë politike dhe të tjera Kurthi larg orbitës së politikës ndërkombëtare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje