Serbia është përfituesja më e madhe e paketës së financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, me 1.6 miliardë euro. Kështu, vendi që shkel marrëveshjet e dialogut dhe kërcënon vazhdimisht shtetin fqinj, Kosovën, dhe është përballur me kritikat të ashpra deri në hetim nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, do të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve nga plani i rritjes.
Burime diplomatike për mediat serbe bëjnë me dije se, sasia e fondeve do të varet nga ecuria ose jo pozitive e reformave të shtetit serb.
“Sasia aktuale e fondeve të përdorura do të varet nga vlerësimi i BE-së nëse Serbia i përmbush qëllimet e dakorduara në reformën e sundimit të ligjit, sistemin demokratik, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”.
Debate të forta janë zhvilluar midis anëtarëve të Bashkimit Europian, citon media serbe RTS, në mënyrë që Serbia të ketë një qasje ndryshe në politikën e jashtme si një parakusht për përftimin e fondeve, por duket se një iniciativë e tillë është hedhur poshtë duke i shkelur njërin sy Serbisë.
Sakaq, raportuesi për Serbinë në PE, Vladimir Bilçik, bëri të ditur për mediat fqinje, se thithja e fodeve nga Serbia nuk do të jetë e lehtë. Serbia ka probleme me sundimin e ligjit, procesin e zgjedhjeve dhe harmonizimin e Politikës së Jashtme me BE.
"Ky është një instrument i rëndësishëm shtesë që mund t'i sjellë miliarda euro rajonit dhe Serbisë, duke qenë se është vendi më i madh në rajon. Këto para janë në dispozicion të të gjithëve, por vetëm ata që janë duke përparuar do të mund t'i përdorin ato”.
Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë më pak fonde, llogaritur kjo nga numri i përgjithshëm i banorëve dhe niveli i Produktit të Brendshëm Bruto.
Sipas të njëjtës përllogaritje, 969 milionë euro janë ndarë për Bosnje-Hercegovinën, 924 milionë për Shqipërinë, 807 për Maqedoninë e Veriut, 888 për Kosovën dhe 388 milionë për Malin e Zi.
Fondi i facilitetit i cili u miratua nga Parlamenti Europian pret vetëm votën finale të Këshillit të Ministrave të BE.
Serbia ka 20 vjet që noton në paratë e BE-së. Një nga arsyet është se dinë t'i menaxhojnë dhe t'i përmbushin detyrimet e projekteve. Në Shqipëri kryeministri arrogant njëherë shet satelitë për reklamë dhe njëherë blen drone nga turku që nuk i hyjnë në punë. Plus marketingu për pordhët e tij
Ajo eshte vetëm njëra nga arsyet...po nuk mjafton për të shpjeguar gjithë atë lumë eurosh që ka 20 vite që shkon drejt tyre... Edhe më vjen ndër mend si arsye vetëm që janë shumica të krishterë... Si dhe fashistë... Tjetër gjë gjall ne bot se më vjen ndër mend...
Shuma qe merr Shqiperia dhe Kosova se bashku, eshte me e madhe se shuma qe merr Serbia. Pra thene me shkoqur nqs Shqiperia dhe Kosva bashkohen, sipas llogarive te pavarura perendimore dalin me te forta se Serbia. Kurti te medoje racionalisht dhe te punoje per Bashkimin Kombetar dhe jo te cpif shtete dhe kombe te tjera ne kurris te egzistences shqiptare. Sipas llogarise qe ben Kurti 8 plus 2 jane me shume se 10, prandaj eshte me mire se Kosova te jete e ndare nga Shqiperia dhe e perbere nga populli dardan dhe jo ai shqiptar... Idjot apo shejtan????
Vllai...Serbia ka që kur erdhi Merkel në pushtet që merr nga 1 e nga 2 miliarda për çdo vit kurse ne e kemi sefte si muhabet... Bjeri lapsit prap se si ke mire llogarite
Shqipëria Kosova marrin 1 miliardë e 812 milionë €.
Tani Serbia mund të arrmatoset për qejf
Ha ha cfare ironie ,Serbia qe kercenon gjithe kohen me lufte qe cenon Kosoven ,blen arme me leket e Evropes ,,evropa kurve
Po Shqiperia nuk ka asgje strategjike per BE...asnje rruge a tangenciale nuk kalon nga Shqiperia...ne jemi xhep....Serbia dhe me anetaresimin eshte shume para nesh po mbyll kapitujt...kaq