“Kur?” dhe jo “Çfarë?” – diskutimet primitive të Kurtit e Vuçiç

30 Nëntor 2022, 21:20Rajoni TEMA

“Kur?” dhe jo “Çfarë?” – diskutimet

Kosova ka sfida të rënda përpara, për sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të ratifikuar në Kuvend më 2013, që njihet si Marrëveshja e Parë e cila ka ende fuqinë ligjore të një Marrëveshjeje Ndërkombëtare.

Moszbatimi i kësaj Marrëveshjeje Ndërkombëtare e vë Kosovën nën presion, në një kohë të papërshtatshme, kur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë zbatimin e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pastaj edhe presidentja Vjosa Osmani, deklarativisht po i sfidojnë këto zotime, duke i cilësuar si të dëmshme për interesat e Kosovës dhe që cënojnë rendin kushtetues të saj.

Mirëpo, po të ishte kjo Marrëveshje e dëmshme për Kosovën, pse po kërkohet zbatimi i saj pikë për pikë?

Në intervistën e tij të fundit për gazetën prestigjioze gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Kurti deklaroi se është i gatshëm të diskutojë për AKShS-në, por jo si parakusht për dialog, por si pjesë e propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashtu siç kishte raportuar Albanian Post, ekzekutivi kosovar e do AKShS-në brenda Marrëveshjes së Përgjithshme, e cila tashmë njihet si Marrëveshja Bazë, ndërsa Serbia nuk e do Asociacionin brenda marrëveshjes.

Patriotizmi kushtetues, për të cilin flet filozofi gjerman Jurgen Habermas, po rikthehet për zgjidhje të reja, në shtetet shumëtnike, si një variant i liberalizimit politik, i cili supozohet të sigurojë qëndrueshmërinë e shoqërive të ndara nga mosmarrëveshje të thella.

Kurse eseja e Jan-Werner Muller “Patriotizmi kushtetues” fillon me një rrëfim të origjinës dhe përhapjes së konceptit të patriotizmit kushtetues – me idenë që lidhja politike duhet të përqendrohet në normat dhe vlerat e një kushtetute liberale demokratike, duke refuzuar llogaritë konvencionale të nacionalizmit etnik.

Ne terma të Muller, edhe Kosovës i duhet patriotizmi kushtetues që shkon duke u zgjeruar në mbrojtje të të drejtave të pakicave dhe përforcim të sundimit të ligjit.

Patriotizmi kushtetues ofron një teori të re të lojalitetit dhe besnikërisë qytetare ndaj shtetit, për demokraci liberale e të larmisë kulturore.

Por, Serbia po e kërkon Asociacionin jashtë kornizave kushtetuese të Kosovës, gjë që i komplikon raportet shtet kosovar – komunitet serb, duke inplantuar “kancerin” në trupin e shtetit.

Muller thotë se qytetarët që ndodhen në pakicë mund të mos e dallojnë gjithmonë se sistemi në tërësi është në interesin e tyre, kur ndiejnë se kanë humbur atë që e konsiderojnë një çështje të rëndësishme.

Në të tilla raste, patriotizmi kushtetues ushtron presion moral shtesë për të mbështetur sistemin, i pajis pakicat me arsye të forta normative për të dhënë atë që studiuesit ndonjëherë e quajnë “miratim të humbësve”.

ASShK do të ishte një mekanizëm i dytë i madh për serbët e Kosovës – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e komunitetit serb, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm të një entiteti sovran.

Gjithsesi, diskutimet mes liderëve politikë në Kosovë dhe në Serbi, nuk janë të orientuara nga zgjidhjet optimale, por vetëm nga përcaktimi i afateve kohore.

Vështirësia nuk është nëse palët duhet të angazhohen në dialog, por si ta bëjnë këtë, veçanërisht kur çështjet kanë të bëjnë me probleme tejet komplekse.(Albaniapost)

1 Komente

  1. K
    Kosovari Romantik

    Hahaha o kelbca serbofila, per shkak te njerezve si ju kane kullote per 20 vjet kriminelat si Hajnshimi, Kardia, Ismuti e Ramushk Haraç Radojqiqi e Fatmut Bojleri. Krejt krıminelat do te shkojne ne burg. Edhe gruja jote se m'ka çı me zor. Ka deshmitar okular qe e kane pa kur mi ka qkye jeansat edhe ma ka thithe mullarin hahaha. Albini ju ka qite prej taktit krejt. E keni humbë torruan. Kur t’thojsha pash pidhin e bijave hiqnu spiunave te Rakiqit, ti u fekondojshe. Baje tash Rakiqin, ti qifte robt. Edhe badihava e ke ndrru emnin qaj biri i shkines je qe han mut prej Shumadise, shet patriotizem, sa dinare po ti jep Vucici me e sha Albinin? Ju spiunat e Isa Ramushk Hajnshimit edhe kur t'bohi nervoz me vllaun, e shani "Ta çıfté Albini nonen" haaaaaaaaa.???????? LONG LIVE THE KING ALBIN KURTI

    Lini një Përgjigje