Vritet brenda spitalit 35 vjeçarja shtatzënë në Kosovë

30 Nëntor 2022, 19:19Rajoni TEMA

Vritet brenda spitalit 35 vjeçarja shtatzënë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Qendrën Klinike  Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Viktima në moshën 35-vjeçare dyshohet se ishte shtatzënë, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.”- njofton policia e Kosovës.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje