Kurti në konferencë me Stoltenberg: Kërkojmë të anëtarësohemi në NATO, gur themeli për Kosovën

17 Gusht 2022, 17:51Rajoni TEMA

Kurti në konferencë me Stoltenberg: Kërkojmë të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të qartë qëllimin e vendit për anëtarësim në NATO.

Kryeministri u shpreh se është një “gur kilometrik” kërkesa për të qenë anëtare e aleancës për shkak të shqetësimeve që vendi po has me fqinjët veriorë.

"am shumë i lumtur qe ndodhem këtu dhe takoj zotin Stoltenberg. Theksova qëllimin e qeverisë dhe popullit tim për të ardhmen. Jemi të angazhuar për të plotësuar qëllimet tona të cilat janë në përputhje të plotë me qëllimet e aleancës duke ruajtur orientimin tonë historik dhe identitetin tonë.


Gjatë 23 vjetëve të fundit NATO ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për të ndihmuar Kosovën për të ringritur nga pikëpamja strukturore vendin e shkatërruar nga lufta. Forca mbrojtëse e Kosovës nën ndikimin e NATO-s ka qenë një sukses ekzemplar. Bazuar në këshillat dhe mbështetjen e trupave të KFOR forca e Kosovës paarritur të realizojë operacione të shkëlqyera. Janë përdorur këto mësime në rajon dhe më gjerë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, sikurse kemi pritur shtetasit afganë në Gushtin e vitit e kaluar, jemi përsëri të angazhuar që plotësojmë këtë mbështetje.

Jemi të qartë. Kërkojmë të anëtarësohemi në NATO. E kemi një gur themeli, kilometrik të rëndësishëm pjesëmarrjen dhe kërkesën tonë të qartë për të qenë anëtarë të NATO-s sepse është një organizatë që mbron jo vetëm paqen në rajon, por edhe në botë. Institucionet dhe populli i Kosovës kanë arsye të qenësishme për  të qenë vigjilentë nga shqetësimet që po vijnë nga fqinjët veriorë. Qeveria e Kosovës siguron jetë të qetë për të gjithë qytetarët dhe pakicat e saj. Ju falënderoj mbi të gjitha për angazhimin tuaj për një stabilitet të qëndrueshëm", tha Kurti.

4 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Rama e tha gjatë vizitës së kryeministrit Spanjoll që Kosova e ka të pamundur antarsimin e sajë në NATO, por sërish vazhdojn të njëjtin avaz, liberalizimi vizave mund të bëhet nëse nuk e teprojnë me idetë e tyre të pa realizueshme.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Po per Shaminë ne shkolla a i premtove , ta qifsha kurven

      Përgjigjjuni
      1. s
        selfo zeneli

        O z. Kurti po cben keshtu aman akoma nuk do pajtonec me Vucicin ? U pajtua Noizi me Stresin dhe ti akoma. Te lutem leri hateret tani dhe shko futi nje gojore te lutem

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban

          Kosova po ve percet dhe po kthehet ne kabul ky loqja do te futet ne NATO. Kosoven nuk e njef njeri si shtet njehere le pastaj te futet ne nje organizate ushtarake kaq te fuqishme . Shif endra me sy hapur o Al Bin Kurti

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje