Kurti parashtroi 6 kushte, BE-ja ripërsëritet: Kosova ta formojë Asociacionin, është urgjente

3 Shkurt 2023, 13:20Rajoni TEMA

 

Kurti parashtroi 6 kushte, BE-ja ripërsëritet: Kosova ta formojë

Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”. Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”. 

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij. Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u zhvillua një seancë plenare e jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Beograd, ku në secilin parlament ushtrohej presion nga opozita lidhur me dialogun mes dy vendeve. Kryefjalë në Kuvendet e secilit shtet, dy liderët e vendeve, Kurti në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi dhanë llogari për ecurinë e dialogut, prishtmëritë por edhe se çfarë pritet nga plani franko-gjerman. Qysh në krye të herës, Kurti ka qenë kundër asociacionit, ndërsa për herë të parë, dje ka ndryshuar komplet strategjinë, nëse kemi të bëjmë me një strategji, pasi sipas Presidentit Vuçiç, për dialogun ka një presion të madh nga ndërkombëtarët. Kreu i shtetit serb, bëri me dije se nuk e ka plotfuqinë apo tagrin e duhur të propozojë plotësisht planin franko-gjerman. Një arsye supozohet të jetë mungesa e guximit, siç citohet të ketë thënë në sallën e Kuvendit dhe arsyeja e dytë, pasi ka një presion nga ndërkombëtarët që ky plan të jetë ende në copa të vogla deri në një moment të dytë. Deri më tani janë publikuar vetëm 9 pika zyrtarisht. 

5 Komente

  1. D
    Detari

    cfare pune ka BE-ja me kosoven?

    1. K
      Klimax

      Kur dhe valuta vendasve ka konvertuar euron pa qënë vend anëtar i BE-së tregon se BE-ja ka shumë më tepër "punë" se sa mendon ti, është përgjegjëse e kontrollit, administrimit dhe sigurisë së Kosovës! Pa BE-në nuk do ekzistonte Kosova si shtet!

      1. D
        Detari

        Keto gjena ndryshohen brenda dites por me qeveri jo-turkosllave

    2. e
      emigranti

      Ky qe nuk i komentoka " te gjitha prononcimet e te tjereve " dhe urdheroka te behet urgjentisht asosacioni le te spjegoje se c'te keqe ka ne 6 pikat e Kurtit se asosacioni sipas Vucic, qe na e servirni edhe ju dihet se c'te keqija do te kete per Kosoven. Qellimi juaj dihet tashme, te shkeputni sa me pare Serbine nga ndikimi rus ( gje qe nuk keni per ta arritur edhe sikur te ofronit shume ndihma pasi lidhjet Serbi - Rusi jane shpirterore dhe te rrenjosura thelle ) dhe ta beni sa me pare pjese te EU, ndersa Kosoven thjesht do ta mashtroni duke e mbajtur me kot me shpresa.

      1. V
        Vezhguesi

        Ja doli dhe kjo kurva sllovake per ti dhene ultimatum Kosoves. Te gjithe keta qe nga Lajcaku, ky Stano, Borreli etj bejne lojen e Serbise. I ka shkerdhyer rusi ne tru keta dhe asgje e mire nuk pritet prej tyre.

        Lini një Përgjigje