Minxhozi: Pilula e zgjedhjeve të përsëritura, zgjidhje afatshkurtër e krizës! Asociacioni, zgjidhja afatgjatë e saj

2 Qershor 2023, 10:42Rajoni TEMA

Minxhozi: Pilula e zgjedhjeve të përsëritura, zgjidhje

Tensionet në veri të Kosovës dhe zgjidhja politike për shmangien e një përshkallëzimi të konfliktit ishte temë e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla. Për analistin Skënder Minxhozi, premisat e një normalizim afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë asociacioni. Sipas Minxhozit mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga për të do të jetë një malore, ndërsa e kundërta do të ndodhë me Kosovën.

"Premisat e normalizimit afatgjatë janë te asociacioni, të cilin Kurti e mendon si një gabim historik të paradhënësve të tij. Pilula e hidhur e asociacionit është lëvizja që i hap rrugën vënies në pozitë të vështirë dhe mbrojtëse Vuçiçin, i cili pas kësaj nuk ka se çfarë të thotë më. Sepse pastaj do të plotësojnë planin Frank-Gjerman. Mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga e tij do të jetë malore, ndërsa për Kosovën do të jetë dishezë"- tha Minxhozi.

Sipas analistit Mentor Nazarko, qëndrimi i Kurtit ka çuar në përplasje jo vetëm me SHBA-në, por edhe me partnerët e evropianë. Nazarko u shpreh se Kurti tashmë ka dhënë shenja tërheqje.

"Përplasjet e politikanëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë ndikojnë në popullaritetin e me amerikanët. Qëndrimi i Kurtit ka çuar në një linjë përplasje, distancimi, jo vetëm më SHBA, por edhe partnerët perëndimor. Kjo ndikon në krijimin e një frymë anti-perëndimore. Duhet pranuar se ka shenja tërheqje. Nuk është gjithçka e zezë ashtu siç duket. Kurti po jep shenja tërheqje. Ne si komb e kemi fuqinë më të madhe ndërkombëtare kur veprojmë në sintoni me njëri tjetrin. Liderët e partive të opozitës të kompleksuar nga fryma e përgjithshme nuk mbajnë qëndrime"- u shpreh Nazarko.

Për analistin, Frrok Çupi, Kurti dhe Osmani kanë tentuar që të ndezin një revolucion anti-amerikan, e sipas tij kryeministri i Kosovës, po godet edhe moralin e kombit shqiptar.

"Goditja që i ka dhënë Kurti tërë politikës perëndimore në këtë pikë të botë është fatale. Amerika po sulmohet për të sulmuar themelet e Kosovës.  Edhe Kurti dhe Osmani i kanë tentuar me forcë të madhe që të ndezin një revolucion anti-amerikan. Kurti po godet edhe moralin e kombit shqiptar. Shtetin e Kosovë se bën të pabesueshëm për aleatët dhe partnerët. Më thoni për një shtet të perëndimit që mund të besojë Kosovën"- u shpreh Çupi.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Varet se si behet bashkesia e komunave serbe. Nuk duhet harruar asnjehere, qe perballe ke serbe, popull qe kurr nuk kane dash te jetoje ne paqe te perbashket me shqiptaret ne keto vise, dhe historia te tregon mire, se kush kane qene . Per para se te kepusim papagalleqe me acociacion, duhet te kesh perpara syve se per ç'fare flitet, c'fare i propozohet Kosoves konkretisht!!! Nje shembull, ndryshimet e rendesishme kushtetuese nuk mund te behen kurre ne Kosove pa pelqimin e serbeve, nuk egsiton nje vend tjeter qe nje 3-5% e nje popullsie te jete kaqe domethenese ne nje shtet, eksiston ne Kosove,por kjo me sa shofim nuk mjaftoi, e oreksi u shtua ashtu si i ka hije historikisht serbeve,dhe gjithç'ka ishte me pelqimin e Amerikaneve e perendimit ne pergjithesi, keshtu qe nuk mundet te mos marrim parasysh deklaratat e Kurtit per mos pranim te nje "republika sepska" ne Kosove, do ishte nje tjeter harakiri me pelqimin e nderkombetareve perendimore, apo eshte thjesht kurti qe genjen opinionin publik , analizoni mbi fakte e propozime konkrete per te informuar publikun, ne qofte se mundeni e ja u do puna natyrisht, sepse, te thuash, "bashkesia e komunave serbe, eshte zgjidhje afat gjate", vetem kaq, nuk mund te thote asgje, ose mund te jete krejt e kunderta e nje zgjidhje afat gjate, duke marre parasysh se perballe ke çirakun e Sheshelit e ministrin e propagandes se Mlisheviçit!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stockholmi

      Lejimi I Asosacionit në Kosovë është fitorja më e madhe e mundshme e Serbisë.Ato komuna serbe në zemër të Kosovës do të jenë si tumore malinj që herët a vonë do të lëshojnë metastazat e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko Shpiragu

        Na pelqen ne ose jo ky assosacin do te krijohet se eshte e drejte e popullsise serbe dhe nuk duhet te gjykojme si naziste qe ata jane qutetare te dores se dyte. Ato qe thone keta gazetaret e nderuar nuk duhet te behen vetem per arsye taktike, por kryesorja se populli atje do te qeveriset vet.Bile edhe sikur ata te duan te shkeputen dhe le te shkojne me ke te duan eshte e drejte themelore qe mund ta bejne edhe shume rajone te tjera ne bote. Edhe rajonet me popullsi shqiptare nen shtetin serb e kane kete te drejte qe te vetvendosin ne se do te rrine me Serbine ose do te shkeputen e te bejne cfare te duan me tej. Cdo popull ka te drejte te vendosin per fatin e tij. Keta dy gazetaret jane intelektuale me mend ne koke ndryshe nga kllouni i Ilir metes me emrin Viktor Malaj qe ben propogande nacionaliste shoviniste tek gazeta "Dita". Lexojeni artikullin e tij per kete ceshtje ju lutem dhe do te bindeni se keni te beni me nje nazist qe deri dje dukej si intelektual por tani e nxori fytyren si lolo i Ilir Metes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje