E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Vuçiç: Njoh Kartën e OKB-së. Serbia nuk do luftë

1 Qershor 2023, 22:10Rajoni TEMA

E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Vuçiç: Njoh

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka mohuar të ketë “ndonjë lloj kontrolli” mbi protestuesit në veriun e Kosovës, por ka shtuar se është i bindur se ata kanë respekt për shtetin e Serbisë. 

I pyetur për faktin nëse e njeh apo jo Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, Vuçiç ka shmangur një Jo të prerë, duke deklaruar se Serbia njeh Kartën e OKB-së. Në një mënyrë domethënëse ai ka theksuar se Serbia nuk ka shkelur asnjë angazhim ndërkombëtar që rrjedh nga Marrëveshja Teknike e Kumanovës dhe nga Rezoluta 1244

"Asnjë ushtar serb nuk ka kaluar kufirin", tha ai

Në kontradiktë me mohimin e kontrollit ndaj protestuesve, presidenti serb ka vënë në dukje mesazhin e Manastirit të Deçanit për solidaritet me ushtarët italianë të KFOR-it. 

Më tej ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara për të ecur më tej për procesin e normalizimit. Sipas tij, Serbia, ekonomia kryesore në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë interes për konflikt, që sipas tij ndizet nga të tjerë, të cilët ai i quajti kokëfortë. 

Një mesazh për Kurtin ndaj të cilit tërthorazi ka kërkuar qëndrim më diplomatik për të kaluar momentin e tanishëm. 

1 Komente

  1. 1
    1002

    Zgjou Vucic , hap syte dhe mos gelltit karemin e Putinit , asgje nuk do merni me dhune o bole , nese mendon se taktika qe po perdor Putini ne Ukraine, dhe ti per te mare mbrapsh krahina kosovare do te jape sukses je shume i trashe o idjot , do te ndezi zjarr Putini ne Ballkan i injorant qe vetem dem do kesh ...

    Lini një Përgjigje