Kurti: Mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori amerikan

1 Qershor 2023, 20:47Rajoni TEMA

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori amerikan



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka komentuar marrëdhëniet e përkeqësuara të Kosovës me vendet perëndimorë, veçanërisht  SHBA-në, si pasojë e situatës së tensionuar në veri.

Kurti, duke folur në KTV, ka thënë se ka komunikim të përditshëm me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ai ka dekalruar se ka respekt të veçantë për ambasadorin amerikan, por ka thënë se ai është votuar nga populli dhe atij duhet t’i dal zot.
“Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjell në karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai ka thënë se nuk është normale që ai të pajtohet për gjithçka me ambasadorët e huaj.


“Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”, ka theksuar Kurti.

Duke folur për reagimet publike, e madje edhe ndëshkimet konkrete nga SHBA, Kurti ka thënë se më shqetësuese mbesin “milicia fashiste” në veri.

“Është brengosëse (reagimi amerikan), por më shqetësuese dhe brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpesherë nuk ke opsione ideale. Në këtë kontekst besoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka rikutjuar edhe kërkesat e shumta që Kosova u plotësoi ambasadorëve.

“Në dhjetor thanë shtyni zgjedhjet, i shtymë zgjedhjet. Masandej i njohën zgjedhjet. Pastaj thanë të mos e bëjnë betimin, mirëpo vend pune tjetër nuk mund të ketë. Komunikimin me ambasadorin ameërikan e kam të përditshëm, takimet pothuajse të përjavshme. Mos prisni që me ambasadorin të pajtohem për gjithçka. Njeriu ka dallime edhe vetëveten”, ka theksuar në fund ai.

11 Komente

  1. p
    popit

    Pa Ameriken nuk do te kishte shtet te pavarur.Idiot qe thote te njejtat budalliqe si Berisha e Meta.

    1. S
      Sebastia

      Pa Britanine nuk do kishte Amerike, a mos valle Amerika pyet per cdo gje Britanine ? A e di sepse u krijua Amerika ? A e di pse u revoltuan dhe MOREN PAVARSI? Pikerisht sepse kerkesat e Britanise ishin te demshme per vet "amerikanet". Kurti po i plas ne fytyre ty dhe "amerikes" fakte te verteta dhe asnje mashtrim apo devijim nga kerkesat amerikane, perkundrazi i ka shku pas edhe shume madje kerkesave amerikane po ti si pakurrizor dhe pa pike dinjiteti nuk mundesh te mendosh prej NJERIU TE LIRE. Ti ishe dhe do mbetesh skllav, skllav i sovjetikeve, skllav i kinezeve dhe tani skllav i "anglo-amerikanve" qe nga 90 e ktej jan "gjysem-Zota", para 90 i kishit armiq te perbetuar.

    2. K
      Ks1

      Keshtu bente si i forte edhe Rambo por e pe si e hengri dha dorheqjen brenda muajit?

      1. a
        arrifi

        ... ky qenka LOQE fare.

        1. P
          Poseidon

          TA GEZOJNE ATA KOSOVARE QE E VOTUAN POR ME SE SHUMTI VOTAT I ERDHEN ME POSTE KUTIA E BLERA ME LEKET E SERBIT DHE RUSIT.

          1. M
            Ms

            "Rak" me zile!????

            1. X
              Xhoni

              I dashur Albin, te gjithe e dine qe populli ju ka zgjedhur. Nqs mendon qe te besh balle vete ushtrine serbe dhe wagner vazhdo me mendjen tende. Nqs mendon qe situata nuk eshte si me siper, atehere konsultohu me Ramushin dhe koleget e tjere. Politikat partiake nuk vlejne ne kto momente. Tregohu I zgjuar dhe konsultohu me te gjithe spektrin dhe sidomos luftetaret. Rrofte Dardania

              1. S
                Sabriu

                O Kurti, je bere me keq se dyshja Berisha Meta.Idiot komplet

                1. k
                  k

                  Të isha në vend të amerikës,do terhiqja çdo ushtar amerikan dhe do provoja sa trim brek-mut je.

                  1. M
                    Mergimtari

                    Nuk di që janë popull ata që ti /Kurti/ i quan analfabet fuksional dhe a kanë janë ato vota të vlefshme pasi i nënçmon deri në atë masë.

                    1. R
                      Rezi

                      Cili popull e zgjodhi? Ata që s’jetojnë në Kosovë …:

                      Lini një Përgjigje