Moskonstituimi i Kuvendit, Kurti akuzon sërish opozitën: Zgjidhja, votimi i fshehtë

26 Maj 2025, 12:04Rajoni TEMA
Moskonstituimi i Kuvendit, Kurti akuzon sërish opozitën: Zgjidhja,

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar partitë që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së tetë për dështimin e konstituimit të Kuvendit për 21 herë radhazi.

Kurti pas fillimit të konferencës shkencore deklaroi para gazetarëve se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të votimit të fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, deklaroi Kurti.

Për 21 herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar në konstituimin e legjislaturës së nëntë, përfshirë edhe në seancën e së dielës.

Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Fillimisht, votimi për kryetare të Kuvendit, për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, u zhvillua në mënyrë të hapur, por ajo nuk arriti asnjëherë të sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Më pas, si zgjidhje, LVV-ja propozoi formimin e një komisioni për votim të fshehtë,  propozim që vazhdon të dështojë, ndërkohë që partia insiston në këtë opsion.

3 Komente

  1. P
    Poseidon

    EDHE NJEHERE SE JE AFER NJE PERPLASJE SERBI KOSOVE ....AJO QE TE DUHET APO JO ALBINDENOVIC........SE EDHE SKENDERBEU ESHTE SLLAV ........SKENDERBEU JE VETE DHE NUK KA VEND PER DY SKENDERBE ....MJAFTON ALBINDENOVIC MRETI........

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po ikën për lesh

      Edhe ky Kurti duket se po ikën për lesh. Nuk e dinja kaq të trashë. Kur nuk i ka votat të bisedojë me opozitën për të zgjedhur një kandidat të përbashkët. Ose zgjedhje të reja. Por ky ngul këmbë te e tija si mushka! E dinja më të zgjuar.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Ne situaten ku gjindet kosova ma mir eshte pa kryetar kuvendi fare sesa nje spikerice qe i ngjane rada trajkoviqit, turp per kurrcin dhe gjithe qenefin e quajtur vetvendosje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje