
Një skenë dramatike është regjistruar në një video të publikuar nga mediat greke, ku dallohet momenti i guximshëm kur një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur athinas, arrin të shpëtojë nga duart e grabitësve që e kishin rrëmbyer. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, dhe pas orësh të tëra torturash dhe dhune, i riu nuk dorëzohet.
Edhe pse i plagosur nga goditjet me thikë dhe kaçavidë, dhe duke u ndjerë i rraskapitur, ai gjen një moment të përshtatshëm për të hapur derën e makinës së bardhë ku mbahej peng. Me një përpjekje të madhe, ai arrin të largohet me shpejtësi dhe të kontaktojë një mik për ndihmë, raportohet në media.
Kjo video sjell dritë mbi një rast që ka tronditur autoritetet greke dhe opinionin publik që prej fillimit të javës së kaluar. Katër persona të dyshuar, mes tyre edhe këngëtari i famshëm Ivan Greko, ishin pjesë e këtij rrëmbimi të orkestruar me qëllimin e vetëm për të marrë para dhe pasuri. Sipas hetimeve të deritanishme, viktima u sulmua në një servis automjetesh në Hymettus, ku i ishin shkaktuar plagë të rënda.
Kur shteti është i pa organizuar ,banditet veprojnë.
Rracë m¥ti.
Cili eshte emri i biznesmenit te "njohur"?
Ne nje Familje punohet diskutohet per mbarvajtjen e daje,keta i kane punet e Familjen Shqiptare mire e do rregullojne hallet e grekut.
Pamjet ishin waw!!!
Kjo pune bie ere ,ha ha pasi e rembyen e qelluan nga gjymtyret ,pastaj vjen nje cast qe u shpeton ,dhe pastaj u dergojne sms vari karrin,pas pak do jete dhe viktima brenda
Pamje shum tronditëse