Incidenti me maturantin serb, Sveçla: Propaganda serbe kundër Kosovës, asgjë e re

24 Maj 2025, 17:08Rajoni TEMA
Incidenti me maturantin serb, Sveçla: Propaganda serbe kundër

Në një tubim të organizuar nga maturantët serbë në veri të Kosovës, janë regjistruar provokime nacionaliste dhe shoviniste, që sipas autoriteteve, janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj këtyre veprimeve, duke theksuar se përpjekjet për të paraqitur kërkesat e Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si “dhunë” janë një taktikë e zakonshme e propagandës serbe.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka komentuar mbi këtë situatë, duke thënë se “shfaqjet e ekstremizmit dhe shovinizmit” të serbëve quhen festë nga ata, ndërsa ngjyra e kuqe, që ata përdorën për të ngjyrosur figura të ndryshme në trup, tenton të paraqitet si “gjak”.

Ai gjithashtu ka përmendur se përdorimi i dorës nga pjesëmarrësit e tubimit është interpretuar nga serbët si “ngulfatje”, kurse kërkesa e Policisë për mosprovokimin e qytetarëve është quajtur “dhunë”.

Sveçla ka theksuar se propaganda serbe mund të ndikojë vetëm tek individët e painformuar dhe tek qarqet nacionaliste në Serbi.

Një incident tjetër ka ndodhur gjatë tubimit të premten, kur maturantët serbë ngritën gishta dhe shpallën thirrje nacionaliste. Policia e Kosovës kërkoi ruajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet, ndërsa Serbia ka shpërndarë propagandë duke pretenduar se “serbët po përdoren dhunë ndaj tyre”.

Kjo situatë reflekton edhe një herë tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që autoritetet kosovare vazhdojnë të kërkojnë qetësi dhe respekt për ligjin dhe rendin.

11 Komente

  1. A
    Arsimtari

    Serbia dhe Greqia,bejne gjithçka per te uzurpuar tokat shqiptare ndersa,shqiptaret,kudo qe jane,per fotele dhe benefite!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gersi

      ik o rrotkari komento ne kosove. mos na barazo me kosoven. ju jeni shtet qe nuk njiheni. ne egzistojme 120 vjet pa pjerdhur fare se kemi aleat a s kemi. kshu qe mos u shqeteso fare per shqiperine, po merru me pseudoshtetin tend

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trimi maleve Svelca i VV

        Ky minister trullan, a i Kurtit asht?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Serbi shtete koti

        Serbi shtete i vdekur... Mos te jene te afte te marin krahinen e kosoves territoire i tyre nen rrezoluten 1244 Serbi eshte shtete koti. Te lejoshe nje krahine BNE duart e gomarit Haradinaj dhe psikopatit Kurtovitç eshte turpe.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gersi

          Te gjithe ne kemi qene pro Kosoves dikur por tani jane bere shume te keqinj dhe urrejtes edhe ndaj Shqiperise, pale pastaj te pretendosh te respektojne te drejtat baze te Serbeve atje. Nese njerezit tolerante mbizoterojne ne Kosove, ne do jemi serisht me ta. Perndryshe me ekstremistet qe jane tani ne pushtet s kemi pune fare. As i njohim fare

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berlin

          Vraponi bastardë shqipshkruajtes, vraponi te Tema, se nga ketu mund ti shani shqiptaret.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rita

            Se nuk perkrahim ekstremistet Koqevare qenkemi "bastardë shqipshkruajtes"? S ka pune polici Koqevar te kapi pe fyti adoleshentin Serb qe ben mistreclliqe. Nese nuk e kuptoni nuk keni te ardhme si shtet. Me keqardhje e them kete.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berlin

              Ro(i)ta, po te ishin shqiptaret e Kosoves kshtu siç i do ti, Kosova do te bastardizohej e serbizohej me keq seshteti londinez i greqizuar, sllavomaqednizuar e bullgarizuar krejt nga shqiptartë bastarde. Deri aty "mbrohet" shteti e shqiptaria nga londinezet sa qe ne nje fshat te Fierit, vjen shkjau e hap shkolle serve per shqiptaret e Pazarit teRi(sanxhakut). Kjo behet sepse ne koken e londinezve ende qendron thelle e ngulitur fryma e miladin popovićit e duśan mugośes. Keta dy shkije (por edhe shkijet tjere) per trurin e komunistve shqiptar londinez, ishin superior dhe te gjithfuqishwm, fatkeqsisht edhe sot kshtu i konsideroni shkijet, te kujtohet para 2 vitesh cfare tha Rama duke lavderuar jugosllavet: "per ne, jugosllavia ishte amerikë". Ro(i)ta, ti si grekoshkin e zellshme antishqiptare, u knaqe tu mbledh 300she, nga greqiret e nga servet.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rita

                Po ku ka me te bastarduar se Kosova? Jeni nje 0 qe ju mban bota per sevap gjalle. Me te ikur Amerika do zhdukeni sa hap e mbyll syte. Vetem se tani ju ka dale boja dhe ne Shqiperi me keto sharje e pabesira qe beni se s ben njeri sevap si ne 99.

                Përgjigjjuni
          2. T
            Tetova

            Pa shiko o Sveçla. Përgaditi, trajnoj ata policë rruge. E kapin fëmijën 15 vjeçar për fyti pse paska provokuar me gisht. Së pari provokoi fëmijët serb një shqiptar i rritur. Polici duhet hjekur nga puna, krijoi një situatë turpi. Mos e mbroj policin rrugaç, që i bën dëm imazhit të shërbimit.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gersi

              Bravo per opinionin e moderuar shoku. Ne shqiptaret identifikohemi me ju te moderuarit dhe tolerantet e Maqedonise dhe Kosoves. Ata ekstremistet i quajme Koqevare. Jane ata qe shajne dhe urrejne Shqiperine pale pastaj Serb qe s diskutohet fare, nuk u respektojne asnje te drejte.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje