Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Qeveria projekton 7 orë punë

25 Maj 2025, 12:44Rajoni TEMA
Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Qeveria projekton

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat. Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme, raporton KosovaPress.

Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të nisë menjëherë punën në këtë drejtim.

2 Komente

  1. K
    Karrika pranë shtratit

    Që në kohën e Jugosllavisë socialkomuniste qarkullonte barcoleta për malazezët: - Pse malazezët mbajnë karrikën pranë krevatit? - Kur të zgjohen nga gjumi të ulen të pushojnë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te ulen ne 4 edhe ditet e punes ne jave

      Bravo Mali i Zi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje