Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

12 Gusht 2025, 09:47Rajoni TEMA
Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd. Një kronikë e një konflikti

Nga Enver Robelli

Ngado që shikon: presidenti serb Aleksandar Vuçiq duket sikur është i rrethuar me armiq. Nëse mund t’u besohet mediave të afërta me regjimin, armiqtë e presin Vuçiqin në çdo qosh. Tani madje edhe tenisti i njohur Novak Gjokoviq është vënë në shënjestër si një nga kundërshtarët e tij më prominentë.

Gazeta bulevardeske “Informer” e sulmoi së fundmi me fjalë drastike lëvizjen protestuese kundër Vuçiqit: i vetmi model ideologjik i saj, sipas “Informer”, është Adolf Hitleri. Vetë Vuçiqi i ka përshkruar protestuesit si “të çmendur”, “mercenarë të huaj” dhe “karrieristë”.

Shumë qytetarë serbë janë të tronditur nga fakti se shembja e çatisë së stacionit të trenit në qytetin Novi Sad, në nëntorin e kaluar, ua mori jetën 16 njerëzve të pafajshëm. Për këtë arsye ata po dalin në rrugë. Tragjedia ndoshta nuk do të kishte ndodhur, nëse në Serbi do të ekzistonin institucione funksionale dhe të pakorruptuara. Këto institucione do të kishin mundur ta kontrollonin në mënyrë efektive kompaninë kineze të ndërtimit, e cila ishte përgjegjëse për rinovimin e stacionit.

Në fillim të gushtit, kur njëmbëdhjetë funksionarë të lartë të partisë qeverisëse SNS u arrestuan nën dyshimin se kishin përvetësuar mbi 90 milionë franga zvicerane gjatë ndërtimit të linjës hekurudhore në veri të vendit, mediat bulevardeske ngritën alarmin. Ato panë në horizont një “grusht shteti gjyqësor” kundër Vuçiqit.

Prej disa javësh, edhe ylli i tenisit Gjokoviq është vënë në shënjestrën e mediave të regjimit. Për vite me radhë ai është lavdëruar si hero kombëtar, është nderuar me shumë dekorata shtetërore dhe vlerësuar si ambasadori dhe patrioti më i madh i Serbisë që nga Beteja e Fushë-Kosovës më 1389 kundër osmanëve. Por tani, kjo ikonë kombëtare po përshkruhet nga disa media serbe pothuajse si tradhtar.

Qëkur protestat masive nisën në Serbi para nëntë muajsh, Gjokoviqi është distancuar hap pas hapi nga regjimi. Më 18 dhjetor ai shkroi: “Si dikush që beson fort në forcën e të rinjve dhe dëshirën e tyre për një të ardhme më të mirë, e konsideroj të rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet. Serbia ka potencial të jashtëzakonshëm dhe rinia e arsimuar është forca e saj më e madhe. Ajo që na duhet të gjithëve janë mirëkuptimi dhe respekti. Jam me ju, Novaku.”

Edhe pse Gjokoviqi nuk e kritikoi drejtpërdrejt Vuçiqin, vetëm mbështetja e tij e kujdesshme për lëvizjen studentore bëri që platformat e lajmeve pranë qeverisë të mos raportonin më për sukseset e tij sportive. Ai thjesht u injorua.

Gjatë “Australian Open” në janar, Gjokoviqi shprehu solidaritet me një studente që ndodhej rëndë e plagosur në spital - e goditur nga një huligan i dyshuar dhe i afërt me regjimin, i cili gjatë një bllokimi rrugësh nga studentët hyri furishëm me makinë në trotuar. Në muajt e fundit protestuesit janë sulmuar herë pas here nga burra të maskuar, të dyshuar si të dërguar nga partia në pushtet. “Dhuna ndaj studentëve është një humbje e madhe për shoqërinë serbe”, kritikoi Gjokoviqi nga Australia.

Gazetat dhe disa politikanë reaguan menjëherë me një kundërsulm: sjellja e Gjokoviqit u quajt “turp”. Madje iu bë edhe akuzë për doping. Patrioti dikur i lavdëruar u etiketua papritur si armik i shtetit dhe përdorues dopingu, që bashkë me huliganë shkaktonte gjoja kaos në vend.
Në rrjetet sociale ai po paraqitet si vegël e forcave antiserbe, si mercenar i paguar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe armiq të tjerë të përjetshëm. Një përdorues shkroi në Facebook: “Ndalojani atij bastardi të luajë nën flamurin serb, ai po e shkatërron vendin e vet.”

Fushata e shpifjeve duket se ka lënë gjurmë te Gjokoviqi. Sipas mediave greke, ai planifikon të zhvendoset me gruan dhe dy fëmijët në Athinë. Brenda pak ditësh u takua dy herë me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Turneu “Belgrade Open”, licencën e të cilit e zotëron familja Gjokoviq, këtë vit nuk do të mbahet në Beograd, por në kryeqytetin grek.

Pas humbjes në gjysmëfinalen e Wimbledonit në fillim të korrikut, Gjokoviqi u targetua nga shtypi. Shkak u bë një lëvizje ritmike e tij, që i ngjante pompimit me pompë ajri, e interpretuar si shenjë solidariteti me protestat në Serbi. Slogani i protestuesve është “pumpaj” - që në shqip mund të përkthehet si “pompo” - dhe nënkupton rritjen e presionit ndaj regjimit.

Ndërsa mediat vazhdojnë fushatën e tyre të shpifjeve ndaj Novak Gjokoviqit, presidenti Vuçiq mban një ton të përmbajtur: “Ai mund të thotë ç’të dojë kundër meje, të mbështesë kundërshtarët politikë, por të them diçka të keqe për të do të ishte e marrë dhe budallallëk”, deklaroi ai.

Vuçiq e di shumë mirë sa i popullarizuar është Gjokoviqi te njerëzit në Serbi - të gjitha sondazhet e tregojnë këtë. Po ta sulmonte hapur nuk do t’i sillte përfitim politik. Ndër studentë ka zëra që kërkojnë që sportisti më i suksesshëm në historinë e Serbisë të kandidojë për opozitën në zgjedhjet parlamentare - dhe kështu të sfidojë Vuçiqin. Por, për presidentin jopopullor zgjedhjet e parakohshme aktualisht nuk janë një opsion.

17 Komente

  1. T
    Treni

    Është mirë që informohemi për këta, por unë dyshoj që do bëhen ndonjëherë njerëz këta. Ajo që më vjen keq, është se edhe ne nuk jemi më mirë.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Eshte e patolerueshme per nje sportist te perfshihet ne politike por MI6 ben gjithmone punen e vet dhe rekruton figura te tilla legjende dhe me permasa historike per te shkaterruar sistemin qe e shikon si nje pengese per realizimin e qellimeve te veta. Te shikojme se cfare i kane premtuar Noles!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preshevë

        Ça thua o Treni, Po cili kryeminister i Shqiperise mori pjese ndonjeherë ne ndonje lufte gjenocidiale pishtuese sikur shkjau Vuçiç? Po si krahason shkjaun gjenocidial me shqiptaret?! Gjenocidiali shkja Vuçiç nuk mundet me qen kurr me Gjoken, nuk i le gjaku. Le pare ti mbiemer shkja Gjoka? Jo jo! Por ky Gjoković ështe bastard shqiotar, ështe Gjoka qe na u be Gjoković, sikur ai Dhimitri i Himares spikeri Gjoka qe na vetshpallet greqirje.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshevë

          Ça thua o Treni, Po cili kryeminister i Shqiperise mori pjese ndonjeherë ne ndonje lufte gjenocidiale pishtuese sikur shkjau Vuçiç? Po si krahason shkjaun gjenocidial me shqiptaret?! Gjenocidiali shkja Vuçiç nuk mundet me qen kurr me Gjoken, nuk i le gjaku. Le pare ti mbiemer shkja Gjoka? Jo jo! Por ky Gjoković ështe bastard shqiotar, ështe Gjoka qe na u be Gjoković, sikur ai Dhimitri i Himares spikeri Gjoka qe na vetshpallet greqirje.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Preshevë

            Ça thua o Treni, Po cili kryeminister i Shqiperise mori pjese ndonjeherë ne ndonje lufte gjenocidiale pishtuese sikur shkjau Vuçiç? Po si krahason shkjaun gjenocidial me shqiptaret?! Gjenocidiali shkja Vuçiç nuk mundet me qen kurr me Gjoken, nuk i le gjaku. Le pare ti mbiemer shkja Gjoka? Jo jo! Por ky Gjoković ështe bastard shqiotar, ështe Gjoka qe na u be Gjoković, sikur ai Dhimitri i Himares spikeri Gjoka qe na vetshpallet greqirje.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Preshevë

              Ça thua o Treni, Po cili kryeminister i Shqiperise mori pjese ndonjeherë ne ndonje lufte gjenocidiale pishtuese sikur shkjau Vuçiç? Po si krahason shkjaun gjenocidial me shqiptaret?! Gjenocidiali shkja Vuçiç nuk mundet me qen kurr me Gjoken, nuk i le gjaku. Le pare ti mbiemer shkja Gjoka? Jo jo! Por ky Gjoković ështe bastard shqiotar, ështe Gjoka qe na u be Gjoković, sikur ai Dhimitri i Himares spikeri Gjoka qe na vetshpallet greqirje.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dielli parë

              Jo veq sportistë me famë por ngadal e gjithë bota po distancohet nga Vuçiq me prejashtim të Edi Romës dhe shumë politikanëve tjerë shqiptarë në pushtet e opozitë,fatkeqësi kombëtare për shqiptarët.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vishja kot

                Ja veshe kot, Rama po e perdor Vuciq-in per interesat e tij dhe nese e ke harruar ka qene Rama qe ja tha ne sy Vuciqit qe Kosova eshte shqipetare dhe e pavarur

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dielli parë

                  Cilin përfitim ka nxjerr Rama nga Vuçiq.Asnjë dobi,ndërsa e ka ndihmuar at para faktorit nderkombtar duk i dhënë të drejt Vuçiqit dhe duke shar Kosovën.

                  Përgjigjjuni
              2. M
                MERO

                DJOKOVIC ESHTE KOSOVAR

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Mero, atëherë mund të them se është prototipi i bastardit. Apo ke dashur të thuash serb Kosove?

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pazari i Ri

                  Nuk shkruhet Djokovic, në shkrimin shqip, shkruhet Gjokoviq, nuk është kosovar, por është nga shqiptarët e Pazarit të Ri, në krahinën e Sanxhakut! Janë fisi katolik shqiptar “Gjoka”, të serbizuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nga Vlora

                    Keshtu thone

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Galicajt

                    Si tenist ishte njè kampion i vèrtetè, e kam urryer gjithmonè, sa herè qè fitonte dhe kjo vetèm pèr faktin se mburrej si njè serb klasik i ngjitur me pushtetin. Natyrisht çdo politikan mundohet tè joshè njè sportist apo artist tè famshèm dhe èshtè diçka e ndèrsjelltè. Vjen njè ditè qè Ai sportisti kthjellohet dhe bindet se ka qènè i pèrdorur nga politika si nè rastin nè fjalè me Gjokoviç. Rinia serbe ashtu si vetè populli serb janè tè mashtruar nga politika e "baballarève" tè serbisè, duke u krekosur si njè racè e lartè.......Kthjellimi i tenistit do tè ndihmojè e ndikojè qè njerèzit nè serbi tè zbresin me kèmbè nè tokè e ti djegin librat e atyre qè i ndèrsyen si bisha ndaj popujve tè Gadishullit, njè nga ata qè duhet tè pèrmbyse èshtè ish ministri i Milosheviçiy Vuqiç

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjoka i Novipazarit

                      Për “nga vlora”: -bën ironi me padijeninë tënde, në këtë aspekt. Ka disa fise në Mal të Zi dhe Sërbi, që janë fise katolike shqiptate që janë sllavizuar për shkak të ndikimit të kishës ortodokse ruso-sërbe.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Ky Gjokovic eshte nje fashist, nuk eshte me i mire se te tjeret.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Që të dy janë të njëjtë për ne

                          Djoković (Gjokoviq) është nacionalist sikurse Vučić-i me theks të veçantë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje