Brukseli duket se ka nisur një sinjal ndaj Beogradit zyrtar që mesa duket lidhet me situatën politike në vend.
Mediat opozitare serbe, raportojnë se një aktivitet me titullin: “Serbia, një kandidat strategjik në një pozicion kritik”, parashikuar për t’u zhvilluar këto ditë dhe në të cilin ishte ftuar të referonte edhe kryeparlamentarja Ana Brnabiç, është anulluar.
Organizues i aktivitetit është Qendra Europiane për Politika dhe ajo ka njoftuar anullimin edhe për gazetarët e përfshirë në të.
"Organizatorët shprehën keqardhjen për çdo të papritur, por nuk dhanë shpjegime të mëtejeshme. Brnabiç ishte e vetmja folës në dëgjesë", raporton “N1”.
Nuk është e qartë arsyeja, ndonëse Brnabiç sipas agjenciaë “Tanjug” do të jetë të premten në Bruksel ku do të takohet me disa zyratrë europianë mes të cilëve edhe kryetaren e PE-së, Metsola.
Lini një Përgjigje