Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të një kameramani të mërkurën, duke deklaruar se disa gazetarë kanë rrezikuar sigurinë e vajzave të saj. Ajo ka denoncuar publikimin e vendndodhjes, klasave dhe incizimeve të paautorizuara të tyre gjatë kohës që frekuentonin shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Osmani ka konsideruar se gazetarët asnjëherë nuk kanë raportuar për faktin se shefja e shtetit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë. Ajo ka shtuar se, ashtu sikurse edhe nxënësit e tjerë në vend, edhe vajzat e saj janë përballur me probleme: ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, mungesë pastrimi dhe mungesë sigurie në shkollë.
“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, përkundër moshës së tyre të mitur […] Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka theksuar se prania e policisë për mbrojtjen e vajzave të saj është ligjore sepse, sipas organeve të sigurisë, ato hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Ajo ka akuzuar gazetarët duke vlerësuar se “një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku” buron nga veprimet e “disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë” që operojnë në Kosovë.
“Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë”, ka nënvizuar tutje e para e shtetit në reagimin e saj të gjatë.
Osmani ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga gazetarët, të cilët, sipas saj, s’e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve të pafajshëm, duke shkaktuar edhe “pasoja psikologjike afatgjata” për fëmijët që janë subjekt i asaj që ajo e cilëson përndjekje mediatike.
Sa vjeç i ke çupat moj Presidentkë ? A ke ndonjë për fejesë ? Kemi çuna të mirë këtej nga Shqipëria. Mendoje njeherë.
Na hangsh Mune moj Belege,sikur je Mbreteresha Elizabet,jo qe je nje Presidente qe nuk ke asgje ne dore,dhe perfaqsone nje popull 1,5 miljone banore.Cope mishi me dy sy.Mbron Al- Bin Idiotin dhe po e Shkaterroni ate Shtet te vogel qe u krijua nga Lufta e UCK dhe jo e juaja qe ishit me Studime jashte.Plehna llapaqensh.
#Vjosa for President
Fatkeqesi qe kjo Vjosa u ba presidente. Kjo eshte e poshter genjeshtarw dhe mashtruese e qelbur. Kudra e poshter, gjithe kohen shante femijet e luftetarve ...e sot si mafi hajnesh. Prinderit e burrit te saj kane qene me millosheviqin dhe kane dal ne zgjedhje te Milloshevuqiy atehere kur krejt Kosova i bojkotonte. Burri i lesaj palo presidente ka krye mastera me para qe ia ipte Hashim Thaqi. Keta ishin njerz te pafytyre.
Mashtruesja ordinere, hajnesha e poshter. Bija e sherbetorit te "vojni odsekut" servosllav. Nusja e nje familje ne Gjilan qe doli ne zgjedhjet serbe kur u ftyane nga Millosheviqi ne nje kohe kur te gjithep shqiotaret e Kosoves bojkotonin regjimin dhe shtetin e millosheviqit.
Osmanlleshka eshte me e keqe se Kurti
Çfarë njerëzie kjo , akuzon fotografet pa bere asgjë dhe vete i publikon fotot me vajza, mentalitet me politik karkaleci, gjithçka bënë vetëm për të njollos kundërshtaret e imagjinuar për tu rizgjedhur presednic!!!.