Nxorrën nga makina fëmijët e tyre dhe i detyruan të lypnin, arrestohet çifti

3 Shkurt 2023, 20:20Rajoni TEMA

Nxorrën nga makina fëmijët e tyre dhe i detyruan të lypnin,

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se shfrytëzonin fëmijë e tyre për të kërkuar lëmoshë në rrugë.

Rasti u evidentua në Istog, ku pas një telefonate në komisariat, autoritetet u informuan se dy persona kishin nxjerrë nga makina disa fëmijë dhe i kishin lënë në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Stacioni Policor në Istog ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalë disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.

Autoritetet policore në kosovë kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me inicialet E.G., i lindur më 1992, njofton Klan Kosova.

Pas marrjes në pyetje, policët anë arrestuar dhe bashkëshorten e tij për shkak të përfshirjes në këtë vepër penale.

“Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё”, njofton policia kosovare.

Prokurori i shtetit, ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Lini një Përgjigje