
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pa kaluar 24 orë nga pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi deklaroi se nuk do ta zbatojë atë.
Osmani, gjatë një prononcimi për media në Prishtimë më 22 mars, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta drejtojnë “presionin mbi Serbinë” që të respektojë obligimet që ka marrë nga Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel më 27 shkurt, dhe nga Aneksi, për të cilën palët u dakorduan në Ohër më 18 mars.
“Mendoj që të gjitha përpjekjet, i gjithë presioni, angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë pikërisht te [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiqi që ato për të cilat ai është dakorduar, që në esencë përbëjnë njohje de facto të Kosovës – sepse kur ja njeh dikujt sovranitetin, kur e njeh si të barabartë në relacionet ndërshtetërore, kur ja njeh dikujt integritetin territorial, këto janë elementet shtetërore të shtetësisë. E vetmja që mungon është një letër njohjeje të cilën nuk e ka nënshkruar”, tha Osmani.
“Por, përderisa Vuçiqi refuzon t’i zbatojë këto, atëherë kjo vërtetë rrezikon gjithçka. Shpresoj shumë që do të ketë penalizim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë”, theksoi ajo.
Osmani tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes, që thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të respektojë pjesë të marrëveshjes sa i përket anëtarësimit eventual të Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe as nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas presidentes Osmani, teksti i Marrëveshjes drejt normalizimit nuk ndryshohet dhe do të mbetet në fuqi, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.
Presidentja kosovare foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes që kërkon sigurimin e një “niveli adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb”. Sipas saj, ndërkombëtarët po e interpretojnë këtë nen si “zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë më 2013”, përkatësisht për marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kjo për mua si presidente e Republikës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kam thënë nga viti 2015 e tutje. Bashkimi i komunave ose qytetarëve në asociacione është e drejtë që Kosova tashmë e njeh me Kushtetutën e saj”, tha Osmani, duke shtuar se ky nen mund të zbatohet vetëm përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015.
Më 2015, Kushtetuesja gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit – të arritur po atë vit në Bruksel – nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por tha se mund të harmonizohet.
“Në esencë unë mendoj se neni 7, kur të fillojë të zbatohet nënkupton një lloj dokumenti – nuk po ia vendosi tani emrin e saktë – i cili do të përcaktojë jo vetëm të drejta, por mbi të gjitha detyrime të cilat janë të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Pra, gjithçka brenda Kushtetutës sonë, legjislacionit tonë, brenda praktikave më të mira evropiane”, tha Osmani.
Sipas saj, modeli më i mirë për themelimin e Asociacionit është pikërisht atë që ka udhëzuar vendimi i Kushtetueses më 2015.
Kosova dhe Serbia më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.
Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.
Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL
Kjo eshte nje idiote e pandreqshme. Nga kjo debile dhe Albin idioti shkoi gjendja deri ketu se merreshin me targat e benin thirrje per lufte.
Aron, e ti mendon se targat jane shkaku a ? Hiq mutin e vendos mahmutin, shkjau i njejte mbetet. Me shkjaun e kemi punen na shqiptart jo je mes veti. Cliroji Shqitarine prej Ramovicit, Berishovicit e Ilir Metoviqit e Ali Ahmetoviqit e Dritan Abazoviqit se ju çuan deme e ju shkaterruan e u knaq shkjau duke qesh me shqiptar. Pra, me shkjaun e ki telashen edhe sot si gjithmone. E jo me Mutin apo Mahmutin
Aron, e ti mendon se targat jane shkaku a ? Hiq mutin e vendos mahmutin, shkjau i njejte mbetet. Me shkjaun e kemi punen na shqiptart jo je mes veti. Cliroji Shqitarine prej Ramovicit, Berishovicit e Ilir Metoviqit e Ali Ahmetoviqit e Dritan Abazoviqit se ju çuan deme e ju shkaterruan e u knaq shkjau duke qesh me shqiptar. Pra, me shkjaun e ki telashen edhe sot si gjithmone. E jo me Mutin apo Mahmutin
Me vjen keq por Kurti dhe Osmani nuk po pasqyrojne fare vlera dipllomatike. Eshte fare e qarte se marreveshja, per arsye te "panjohura" nuk u firmos. Pra si Osmani ashtu dhe Kurti duhet te kuptojne se Serbia nuk ka obligim "ligjor" per tu ndeshkuar, sic kerkon Osmani. Ajo ben mire qe e kerkon kete, por ajo nuk duhet te besoje ne kete qe kerkon. Po ashtu, ne te njejten menyre, ajo duhet te kuptoje edhe permbajtjen e "obligimeve" te Kosoves. Kosova nuk ka asnje obligim per ato qe "nuk u firmosen"...Me ben pershtypje se dipllomacia e Kosoves po bie ne "kurthin" e intriges bizantine. Si Kurti ashtu dhe Osmani nuk kane se pse te spjegojne per sukset ne praktike te pikes 7(asociacioni). Ata duhet te jene "aq demagoge" sa te fillojne per te punuar per kete pike duke aktivizuar..."grupe pune"..."konsultime"...etj, etj "gure ne traste"... pra te luajne dhe jo te zbatojne ato qe duhen bere. Sidomos mos te zbatojne ato qe nuk jane ne interes te integritetit territorial te Kosoves...Me sa duket akoma nuk eshte koha qe Serbia ta kete seriozisht kete pune dhe vertete te jete gati te eci drejt njohjes se Kosoves. Edhe Evropa po tregohet "kurve e vjeter". Ajo po na tregon perralla se nepermjet implementimit te kesaj marreveshje ne piken 15 (te planit per futjen e Serbise ne Evrope), do detyroje Serbine te njohi Kosoven ...Me nje fjale prit gomar te mbij bar... Tani histori...Ky plan i Evropes eshte frymezuar nga "intriga bizantine" e Trampit kur ai ne bisedimet midis Hotit dhe Vuciqit aplikoi qe secili ta nenshkruante marreveshjen me Trampin, sepse Vuciqi nuk mund te firmoste direkt me Hotin, ngaqe nuk e njihte Kosoven. Trampi si "bizantin" qe eshte ja "futi thiken" Serbise, por Vuciqi si idjot qe eshte, fillimisht, nuk e kuptoi. Ishte fjala per piken ku Serbia ishte dakort qe Kosova te hapte ambasade ne Izrael. Kur ambasadori izraelit ne Beograd u pyet nga gazetari se pse Izraeli, miku i Serbise, njohu Kosoven, ai me cinizem i spjegoi sepse ishte Serbia qe njohu Kosoven. Si replike ai i tha : Ma merr mendja se ti e kupton se ambasad hapin vetem shtetet. Pra Serbia duke pranuar qe Kosova te hapi ambasade...pranoi Kosoven si shtet te pavarur....Qe ta mbyll po them se asnje nuk eshte "mjeshter" intrigash si Trampi. Ne vend te kesaj Evropa eshte thjeshte "kurve e vjeter" dhe Osmani nuk duhet te qaje kur kerkon. Ajo dhe Kurti duhet te dine te luajne dhe jo te "pjerdhin ne pjate". Sidomos Kurti mos te hiqet si "kerrici para gomarit", por te tregohet inteligjent dhe ne rradhe te pare patriot. Ai duhet te kuptoje perendimin dhe te bashkepunoje vecanerisht me Ameriken. Ai duhet te heqe dore nga populizmi i tij, sepse me kete ai ben punen e Vuciqit....
Është turp i madh që Kosova në një situatë të tillë të ketë një presidente kukëll që ska pikë autoriteti.Kjo e dëmton pa masë vetë Kosovën në të tillë situatë kritike kur diskutohet për marëdhëniet Sërbi-Kosovë...Bshkë edhe me Kurtin formojnë duetin më idiot që skanë idenë sfarë duan për Kosovën..
Kjo lopa e Mitrovices është turpi i Kosoves Drenica heroike e te gjitha etapave kohore per çlirimin e Kosoves nuk ka patur mbesë më idiote dhe më injorante por ka ngjarë nga babai Raifi spiun dhe bashkpuntorë i Serbisë dhe i Millosheviqit Më nji pikë gjaku nuk ju ka ngjarë dajve në Drenicë
Perëndi, pse ju duhet të derdhni kaq mllef ndaj një gruaje të re, të arsimuar, me edukatë kulminante patriotike, e pakorruptuar. Pas cdo diplomatie qëndron interesi politik dhe më tej fuqia e grushtit. Pos vendosmërisë, vlerave perëndimore, fisnikërinë si popull, besnikërinë ndaj duarzgjatësve, forcë grushti kemi aq sa na duhet kur na mbërthejnë të na asfiksojnë. Do shihni tash hipokrizinë evropiane kur do na shantazhojnë e do bëjnë rolin e budallait sikur nuk kuptojnë intrigat e shkive. Hipokritët kanë qejf të bëjnë teatrin e shtirjes të mashtruar. Nderime, bija jonë Vjosa! Mos caj kokën dhe ndiq zërin e ndërgjegjes së kulluar!
E po sikur tmos kishte pollogasa sdo te kishim as kete mender presednike osmanken, dhe quditrisht paska edhe te atille qe jane te knaqur me situaten qe n'a kane sjellur kjo qe heq killat per tu dukur mis dhe ai mister bini, mjerimi eshte kafshate qe skaperbihet kish pas thane Migjeni, dhe vetem tash mis i vuqiqit e bija e milicit te millosheviqit dhe allbin kurrci e paskan kuptuar se Europa i ka mbeshtetur per muri, ndersa pollogasi i thur lavde mender presednike osmankes si dikur millosheviqi surja popovcit, rrahman morines e shume pollogasave qqe pa dyshim se ishin dhe mbeten pjella e shkaut, dje Envzr Hasani e shpjegoi shum çarte se çfar ka fituar kosova me kete pjelle serbosllave, i ka hequr shtyllat e shtetit tha ai ndersa serbia pas 15 vjet shtet u rinthye ne kosove siq ishte para vitit 98, e pollogasat dhe pjella e shkaut ndoshta presin te behen supovca si dikur.
Me llafe, si ti, ILIRIA shtet, na bëhet kopsht.