Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shpresën se Selia e Shenjtë do të marrë “së shpejti” vendimin për njohjen Kosovës, gjatë një takimi me Papa Leonin XIV në Vatikan.
Gjithashtu, ajo i ka përcjellë Papa Leonit XIV edhe ftesën për të vizituar Kosovën – një vizitë që, sipas saj, do të pritej me dashamirësi nga qytetarët e Kosovës.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, ka shkruar presidentja në “Facebook” të hënën pasdite.
Kosova ka ngritur misionin e saj të posaçëm në Vatikan në janar të vitit 2024, gjashtëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Megjithatë, akoma nuk ka ndonjë sinjal konkret për njohjen eventuale të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Kosovaret nuk mbahen per inteligjence por aq budallenj sa kane lidershipin sot s e prisja nga nje vend Europjan. Ne nje interviste me nje gazetar gjerman, aty ku tha "kemi shperbere 1000 banda ne Kosove" , tha gjithashtu "kemi rinine me inteligjente ne evropen lindore". Dhe asnje Kosovar s u alarmua nga injoranca qe shfaqin. Une kam frike se Kosova do i rikthehet statusit ne para 99 me kaq idiotesira qe bejne e flasin
Presidentja Osmani ka ftuar Papën për vizitë në Kosovë !? Një marrëzi , po kush do t'a presë në Kosovë Papën , aty nuk ka pothua asnjë kristian , janë të gjithë ish kristianë të konvertuar .
Papa ka shkuar dhe ne Arabi apo Turqi. Se njerez keta njerez ata. Problemi qendron tek shtetformimi
Ja mo ka te drejte mender presednike osmanka se kshtu i ka thane krimineli peci speci,ah se harrova edhe peci specit i kish thane ai bizismeni kriminel serb por qe ishte burre i mire tha peci speci se ishte musliman, pastaj osmanka pse njollos kombin e vet se ka gajle kur thot se ka shkaterruar 1000 banda sepse kshtu u ka thane vuqiqi po bàden osmani qe pati ngritur ne kembe edhe zvicrren a e ka shktarruar apo e ka ngritur ne kompani presidenciale, sidoçoft eo ishte mir qe Vatikani ta njeh kosoven shtet por sa ti kemi proserbet ne presidence e ne qeveri sdo te ndodhe .