Vuçiç lajmëron vizitë zyrtare në Kinë: Pekini është mik i sinqertë dhe i palëkundur i Serbisë

13 Dhjetor 2025, 15:15Rajoni TEMA
Vuçiç lajmëron vizitë zyrtare në Kinë: Pekini

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 12 dhjetor paralajmëroi se po përgatitet për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të shkojë së shpejti.

Ai tha në Nish, në jug të Serbisë, se ka biseduar me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, për përgatitjet për këtë vizitë, raporton agjencia e lajmeve, Beta.

“Për mua kjo do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme. I jam mirënjohës presidentit të Kinës, Xi Jinping, për mbështetjen që na ofron në çdo aspekt. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare. Kam qenë shumë herë në Kinë, por ato kanë qenë vizita pune, ndërsa kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se “Kina është një mike e sinqertë dhe e palëkundur e Serbisë”.

Presidenti i Serbisë u takua më 4 shtator me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, dhe atëherë i kërkoi Kinës të ndihmojë Serbinë në fushën e investimeve.

Vuçiq atëbotë zhvilloi një vizitë disaditore në Pekin, ku me ftesë të presidentit kinez mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Në korrik 2024 hyri në fuqi marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës, e cila parasheh heqjen e tarifave doganore për rreth 20.0000 produkte.

Nga Banka Popullore e Serbisë thanë në muajin prill, se sipas shteteve, investimet më të mëdha të huaja direkte në Serbi, bazuar në të dhënat e disponueshme për vitin 2024, kanë ardhur nga Kina.

Investitorët më të mëdhenj kinezë në Serbi janë kompania Zijin, e cila në vitin 2018 investoi në RTB Bor, si dhe kompania Hestil, e cila bleu Uzinën e Çelikut në Smederevë në vitin 2016.

Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit të Serbisë me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012, ndaj Beogradit zyrtar disa herë kanë ardhur kritika dhe paralajmërime nga Brukseli dhe Uashingtoni.(REL)

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Pra, ka edhe sinqeritet interesash - zbulim i bujshëm i Vuçiqit-ëmën.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arberori

      Gjithçka interes eshte. Ne politike nuk ka dashuri dhe ndjeshmeri, por vetem interesa. Investojme ne SPAK thone amerikanet per te mbrojtur interesat amerikane. Pa pike dinjiteti rreshtohen prokuroret tane perballe ambasadoreve per provim e testim a jane te afte. Nxirrini prej bythe jashte ata ambasadore nese keni dinjitet e moral. Askund nuk ndodh kjo. Nuk jemi shtet i pavarur por protektorat i disa Fuqive te Medha. Mos harroni te beni shqiponjen me dy duar......popull legen.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Next level

        Kur Kina tradhëtoi Enver Hoxhën në mes të luftës së ftohtë, një nga komunistët më të devotshëm të planetit dhe aleatët e saj më të sinqertë, për t'u bërë aleate e klubit të parasë së Amerikës dhe kapitalizmit, çfarë mund t'i plasë për një vend që çoi për dhjam qeni një federatë të begatë duke e zhytur në gjak, për të ngulur kokën tek dokrrat mesjetare të klerit dhe mitologjisë arkaike?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje