Plagët boshnjake në OKB, deputetja boshnjake në Kosovë ndan emocionet e votimit të rezolutës

23 Maj 2024, 21:10Rajoni TEMA
Plagët boshnjake në OKB, deputetja boshnjake në Kosovë ndan

Pikërisht në ditën kur në OKB votohej rezoluta për masakrën e Srebrenicës në Bosnjë tre dekada më parë, dhe e shpallte Serbinë shtet gjenocidial, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje përfaqësuesja e pakicës boshnjake në Kosovë, ka folur për mikrofonin e A2 CNN për këtë ngjarje të madhe sipas saj.

Për gazetarin Tomorr Avdia, zonja Balje ka dhënë gjithë ndjesitë e para të këtij votimi dhe përmes një retorike paqësore thotë se drejtësia nuk duhet të harrojë asnjëherë edhe pse kanë kaluar vite.

Plagët sado që mund të shërohen nuk zhduken, por kjo s’do të thotë se duhet ndërtuar jeta mbi hakmarrjen.

Gjithsesi sipas deputetes boshnjake Kosova duhet të shohë më shumë kujdes nga Bosnja dhe të mos bëjë asnjë nga veprimet politike që bëhen atje, pasi Bosnja duhet patur në vëmendje si një rast i veçantë për të mos u marrë shembull asnjëherë.

1 Komente

  1. l
    lani

    qenka tja hajsh pidhin ksaj papapa

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje