Protestuesit në Zveçan nuk lejojnë kalimin e automjeteve të Policisë së Kosovës

29 Maj 2023, 13:22Rajoni TEMA

Protestuesit në Zveçan nuk lejojnë kalimin e automjeteve

Të tubuarit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës. Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish, mes tyre edhe me maska.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Më herët, Rakiq tha se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

"Kërkesat tona janë që sherifët - siç e quajnë veten - të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t'i udhëheqin të afërmit e tyre.

Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit", tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.

2 Komente

  1. T
    Ten Siao Ping

    Kur te kreh bishtin Europa keshtu bejne Serbet

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Eshte ditë e hënë. A shkojnë në punë këta njerëz?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje