Serbia thërret rezervistët në stërvitje masive ushtarake: Të jemi gati për çdo emergjencë

27 Maj 2024, 22:29Rajoni TEMA
Serbia thërret rezervistët në stërvitje masive ushtarake:

Autoritetet serbe po thërrasin rezervistët për të marrë pjesë në një stërvitje masive ushtarake në mënyrë qe vendi të jetë më i përgatitur për një emergjencë te mundshme kombëtare.

Mediat serbe citojnë analistin ushtarak, Aleksandar Radić të thotë se ky është një vendim i arsyeshëm pasi nëse ndodh ndonjë krizë, reagimi mund të jetë i vonshëm.

I pyetur se përse serbët do të duhej të trajnoheshin për luftë, duke qenë se vendi është i rrethuar kryesisht nga anëtarët e NATO, Radic u përgjigj se kritikat janë të parëndësishme duke konsideruar situatën gjeopolitike.

“Vendi duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar. Ku do të ishte Ukraina nëse nuk do të kishte shërbim të detyruar ushtarak dhe nuk do të kishte trajnuar rezervistët e vet”, deklaroi analisti ushtarak.

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    Po këta çdo ditë trumpetojnë se jemi shtet neutral!Ndoshta i kanë vetëm llafe që t'i vënë në gjumë shqiptarët.Sidoqoftë këtyre nuk u besohet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Albin, ja ki shti frikn Serbis ...

      Serbin e ka xanun frika prej Kurtit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje