SHBA: Pakt përfundimtar brenda vitit. Marrëveshja Kosovë-Serbi është plotësisht e mundur

16 Mars 2023, 17:17Rajoni TEMA

SHBA: Pakt përfundimtar brenda vitit. Marrëveshja Kosovë-Serbi

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit. Gjatë konferencës për media në Beograd, Zyrtyari i lartë tha se një gjë e tillë është plotësisht e mundur.

“Kjo marrëveshje nuk është diçka për t’u frikësuar. Shpresojmë se nuk do të ndryshojë rrënjësisht jetën e askujt, por se do të mundësojë një nivel të caktuar stabiliteti dhe paqeje për njerëzit në rajon. Synimi i saj nuk është të krijojë pengesa të reja. E kundërta. Ne dëshirojmë që kjo marrëveshje të jetë e mirë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por sepse Serbia dhe Kosova janë në zemër të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar mundësi edhe për fqinjët tuaj”, theksoi ai.

Escobar foli në Beograd dy ditë para rundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian.

I pyetur nëse pas vizitës së tij dhe të Lajçakut në Serbi, mund të thuhet se formimi i Asociacionit është më afër se sa ishte një muaj më parë, ai konfirmoi pozitivisht.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, tha ai,

Escobar po ashtu tha se Asociacioni është një marrëveshje ekzistuese dhe një detyrim ndërkombëtar që duhet të zbatohet, “pavarësisht a do të ketë një marrëveshje të re apo jo”.

Qeveria e Kosovës deri tani ka refuzuar ta formojë Asociacionin, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, në mesin e të cilave është edhe ajo për Asociacionin, parashihet në propozimin evropian për normalizimin e raporteve për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar muajin e kaluar në Bruksel. Më 18 mars në Ohër palët pritet të diskutojnë për zbatimin e këtij propozimi.

1 Komente

  1. K
    KP

    ....Qeveria e Kosovës deri tani ka refuzuar ta formojë Asociacionin, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit... Thjeshte do doja ta "korigjoja" kete deklatrate, sepse Kurti me ne fund ka deklaruar se do e zbatoje asociacionin. Kjo deklarate ka pasur kuptim "para dy oresh", sepse tashme Kurti ka mendim tjeter. Ai mendon qe asociacioni eshte i mundur pasi te studioje praktiken Evropiane te ndertimit te asociacioneve te tilla ne shtete te tilla demokratike te Evropes, qe kane probleme te ngjashme me Kosoven. Ai e ka prere mendjen dhe nuk degjon se cthone te tjeret. Edhe per mendimin e Eskobarit qe thote se modelet evropiane jane te mire, Kurti nuk eshte i kenaqur. Ai kerkon modele ku serbet te ndihen me mire ne Kosove se sa ne Serbi. Ketu eshte edhe qellimi i tij. Ca te tjere thone qe Kurti nuk merr si model ndonje nga keta modele qe perdoren ne Evrope dhe ta pershtase ne Kosove, por do marre esencen e modeleve per te bere nje "revolucion" ne boten demokratike, ku Kosova te jete simbol i respektimit te te drejtave te minoriteteve. Ka dhe ca ekstremiste qe dyshojne ne keto plane te Kurtit dhe thjeshte thone se Kurti bllofon. Ata thone se ai thjeshte vazhdon sabotimin e normalizimit te marredhenieve te tij me boten dhe vecanerisht me Serbine, ne kushte te tjera. Bile ata me cinizem shtojne se vet Kurti ka pranuar se politika e vertete e nje shteti duhet te jete "djalli eshte ne detaje". Pikerisht me kete klauzole politike, Kurti po vazhdon me kemngulje ruajtjen ne prespektive te Kosoves si shtet i pavarur dhe per kete ai po ben sikur nuk eshte dakort me detajet. Ata harojne se kjo shprehje qe Kurti perdor e perdor thjeshte per ti bere qejfin amerikaneve qe jane mjeshtra ne llafollogji. Ka edhe nga ata qe jane gati armiq te Kosoves kur thone se Kurti dhe Vuciqi punojne se bashku sipas planeve te studjuara nga ekspertet. Ata mendojne se Kurti dhe Vuciqi ashtu ne heshtje "tallin koqet" si me Ameriken ashtu edhe me Evropen, qe nderhyjne ne punet e Serbise. Per te tjere si puna ime, keto jane pune shume te ngaterruara. Serbia kerkon qe ta sabotoje planin franko gjerman gje qe do te thote se ai eshte i mire per ne. Por puna fillon e ngaterrohet ne detaje, njelloj si njerzit ngaterrohen me dicituren se kush vjen e para pula apo veza. Eh eshte nje diciture njelloj si dilemat e Kurtit....

    Lini një Përgjigje