Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar: Nuk pres nënshkrime, plani europian mundësia më e mirë për të garantuar paqen në rajon

16 Mars 2023, 12:36Rajoni TEMA

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar: Nuk pres

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u bëri thirrje liderëve në Kosovë dhe Serbi që të jenë konstruktivë dhe fleksibël, përpara takimit të 18 marsit në Ohër.


Gjatë një konferencë në Beograd, pas takimit që zhvilloi me presidentin Aleksandër Vuçiç, Escobar e cilësoi planin europian si mundësinë më të mirë për të garantuar paqen në rajon.

“Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

Pritshmëritë tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin, që ata të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet.

Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuarse do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje,” deklaroi Escobar.


Ai theksoi se kjo është një marrëveshje për normalizim, jo për njohje, por përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet.

Përfitimet nga kjo marrëveshje sipas Escobar, janë integrimi më i shpejtë ekonomik, jo vetëm i Kosovës dhe i Serbisë, por i gjithë rajonit. Ai e vuri theksin tek krijimi asociacionit, duke i kërkuar Kosovës të përzgjedhë një model nga ato që i ka propozuar i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.


“Fakti është se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit… do të realizohet. Pyetja e vetme është sa shpejt do të ndodhë.

Pjesa e dytë, cili model do të zbatohet. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmendi disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj Asociacioni në BE, për t’u dhënë pakicave të drejtën e vetëqeverisjes, e cila nuk ndikon në funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon në afrimin e vendeve.

Ne dëshirojmë që njëri prej atyre modeleve të jetë model për komunitetin e komunave me shumicë serbe.”

I dërguari special i SHBA-së tha se nuk pret që gjatë takimit në Ohër të ketë nënshkrime, por theksoi se do të hapet rruga për përparim të mëtejmë. Megjithatë, ai nuk pranoi të komentojë se çfarë mund të ndodhë nëse Ohri nuk jep rezultate.

4 Komente

  1. M
    Me pelqen ideja Paqesore e zedhenesit te Shba-ve !

    Ne si shqiptare mensojme si Amerikanet . Paqe ne Rajone mendojme se ne te Vertete vendoset , nqs Aletatet tane e Nato _ mbasi e carmatosen dhe lane pa Ushtri Shqiperine e Kosoven (nga armatimi i vjeter ) ta Armatosin me Arme te kohes - si po veprohet edhe ne Ukraine , ndryshe mosArmatosja e Shiptareve si ne Shqiperi e Kosove ,nenkupton te kundertene e asaj qe deklarohet , dhe nxit Ndjenjat e Nationalizit Serb - duke ju dukur vetja Trim i Forte para shqiptareve duke e bere Serbet Histerike Agresive ne Politike ne dem te shqiptareve . _ Pra shkurt . Paqe afatgjate ne Ballkan vendoset (kemi shembullin e afert mes Kroacise e Serbise ) nqs duan Nato e Aletatet tane ,te vendisin Ekujlibrat mer Forces Ushtarake _ Shqiperi - Serbi .______ gjithcka tjeter pastaj ,eshte thjeshte Demagogji qe perkundrazi asaj qe deklarohet - thelloj Hendekun e Konflikteve nderetnike ne Rajon . _ Nqs ju do vendosni me arrogancen prej Te Forti kunder Arsyes _ jeni duke shndruar Ballkanin ne nji Ukraine si e keni perdorur gjate gjithe Historise ,duke nxitur Hienen serbe te kafshoje nji Luane te Lidhur

    1. e
      emigranti

      Ne fillim u tha qe asosacioni qe do krijohet nuk do te jete ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves dhe jo domosdoshmerisht te jete nje nga 15 shembujt, por te marre pjese nga keta shembuj. Ndersa tani thuhet vetem qe duhet te zgjedhe nje nga keta te 15 - at, megjithese dihet qe kushtet ne vende te ndryshme jane te ndryshme. Mesa duket Vucic e ka kuptuar friken e Perendimit ndaj tij , pasi Serbia i ka rritur mjaft kapacitetet luftarake se fundmi, dhe sa me shume leshime I behen, aq me shume i rrit kerkesat ultimative, sidomos pas luftes ne Ukraine. Mesa duket edhe ky do perfundoje si tutori i tij Miloshevic.

      1. A
        Ashtu Kot

        Me ben pershtypje nje "kontradite" e vogel se si e shpjegon ky konceptin e asociacionit dhe si e kupton Kurti. Eskobar hapur thote se Kosova mund te zbatoje nje nga 15 modelet qe aplikohen ne Evrope, kurse Kurti mendon se ne keto modele ka elemente qe mund te zbatohen ne Kosove. Pra Kurti kerkon qe te "qemtoje" nene te vecante ne keto 15 modele dhe te ndertoje nje model "shembull" ne Evrope. Me nje fjale Kurti thote pirdh ti o Eskobar, pirth! Me sa duket Kurti nuk heq dore nga "zenkat" me Ameriken dhe Evropen. Duket sikur ai "beri mire" qe u terhoq nga ideja "kokeforte" se nuk do bej asociacion ne Kosove, por me sa duket ka kjo qene thjeshte nje "tallje bythe" me perendimin. Tashme thote se do mendoje dhe do beje asociacionin qe as Evropa nuk e ka pare! Guret dhe tullat jane gati por mungon projekti! Do studjoje modelet dhe do ndertoje nje te tille per Kosoven! Qe te mos zgjatem shume vetem po evidentoj nje gje vertet spektkakolare. Me sa duket Kurti e do Kosoven me shume se evropianet Evropen dhe me shume se secili shtet vec e vec ne Evrope qe ka problem te ngjashem per pakicat, sic ka Kosova dhe kane vene ne zbatim nje nga modelet qe Kurti do studjoje. Meqe Kurti, e do aq shume Kosoven do ndertoje edhe modelin me te mire per te. Me te mire se Evropa zbaton per vehte! Pirth gomar te mbije bar! Vuciqi me kete "SSSS", tall bythen me Evropen dhe Ameriken. "Danci i Vdekjes" qe Kurti po kercen me Vuciqin", ka hyre nje nje faze shume intriguese. Duket sikur perendimi eshte qorolepsur nga madheshia e ketij valsi, por e verteta eshte shume e dhimshur. Evropa shtyn kohen dhe Vuciqi kete kerkon deri sa Rusi te vije ne kufijte e Ballkanit... Albini ehte ne pritje te "koheve me te mira" Ha ha ha per ne! Kjo eshte pikerisht cfare Vuciqi kerkon. Ai thjeshte kerkon kohe dhe shtyrjen e ketij problemi ne "kalandrat greke". Albini po punon! Edhe dy dite dhe do shikojme zgerdhirjen ne fytyre te kriminelit dhe viktimes qe hiqet si i forte....

        1. S
          Shqipe-Etnike

          Gjithcka qe thote ky Eskobari(Kari)..jane shume Naive, per te then Budallallek me Brire,ky nuk e Di se Serbet nuk kane "llogjike" sa i perket Marredhenjeve me Shqipetaret.. Serbet gjithmone do te mbeten Armiqete e Kombit Shqipetare , sepse qellimi i tyre eshte Dalja ne Adriatik,kane qe ne shekullin e 12-te qe Punojne per kete.. Deklaratat e Eskobarit, nuk jane te "Sinqerta"...vete "Miqete Amerikane" para disa vitesh Flisnin per Njohje te Kosoves..kurse tani Filluan me Qeverine e Trampit dhe ne Vazhdim flasin per "Normalizim te marredhenjeve" qe na sjellin "Paqen",kur vete Serbet ASNJEHERE NUK I KANE NJOHUR DHE ZBATUAR Marreveshjet me Shqipetaret.. Ajo qe ka FITUR Nga Marreveshjet Serbi-Kosove eshte vete Serbia, akoma edhe me Krijimin e Asocacjonit me Bashkesi Serbe (Serbcka Republike ne kosove)..Fiton Serbia biles merre edhe nje NDIHME SUPER EKONOMIKE NGA BE-ja 2.2 Miljarde Euro..kur se Kosova...."Merre Liberalizimin e vizave"..pra ju jepe Kosovare Trasten e Refugjatit , qe te Zbrazin Kosoven, duke Kerkuar Pune apo Azil ne Eu...lol

          Lini një Përgjigje